Analiza

Duhet ta mirëpresim Ukrainën në NATO

Alexandre Melnik
(Profesor i gjeopolitikës në  ICN Business School Nancy Metz)

nato uellsAntarësimi i Ukrainës në NATO përbën të vetmen përgjigje të Perëndimit, të aftë që të pengojë ekspansionizmin e Vladimir Putinit dhe që do t’i jepte një frymë të re institucioneve evropiane, në kërkim të identitetit në këtë fillim të shekullit të ri. Tashmë e përsëritur qysh prej disa muajsh, një pyetje është shfaqur për kancelaritë dhe ndërgjegjet perëndimore: çfarë qëndrimi duhet mbajtur përballë Rusisë, e cila shkel ligjin ndërkombëtar, duke pushtuar në mes të ditës Ukrainën? Burimet diplomatike  shterojnë çdo ditë e më shumë, në një situatë që i shmanget çdo kontrolli, ku madje dhe lajkatarët më të zellshëm të presidentit rus, ia kanë kaluar për nga cinizmi padronit të tyre. Eshtë bërë e qartë që qëllimi i fundit i strategjisë së saj shkon përtej Krimesë, madje Donbassit, dhe përfshin të gjithë Ukrainën, të cilën ai dëshiron ta bashkojë me “botën ruse”, kinse e papajtueshme me Perëndimin.
Tashmë po dëgjoj komentet e konformistëve të cilët shprehen: gjithësesi nuk mund të bëjmë luftë me Rusinë! Sigurisht, por të mos bësh asgjë në këtë kontekst, duke u strehuar prapa konsideratave të Realpolitikës, është një akt paburrërie, që do të mbeste në analet e historisë, ashtu si marrëveshjet e Mynihut, prelud i Luftës së Dytë Botërore, apo dredhia e Perëndimit në Siri, duke i hapur një “bulevard” barbarisë së Shtetit islamik. Gjithashtu do të kufizohet diskutimi tek “një rritjeje eventuale” të sanksioneve kundra Rusisë, është si të menddosh në mes të zjarrit për planin e restaurimit, në vend që të thërrasësh menjëherë zjarrfikësit.
Ta themi qartë: është urgjente të veprohet para se të mbërrihet në një pikë pa kthim, sinonim i një lufte të hapur, me pasoja planetare! Dhe për këtë duhet që të jemi gati, ose jo, të përdorim të vetmen metodë që Putini e kupton, atë të forcës.
Por kush mund ta bëjë? Bashkimi Evropian, pa një ushtri të përbashkët, dhe i minuar nga mosmarrëveshjet e tij të brendshme? Amerika e Obamës, ngurruese dhe pa strategji e mjete në këtë fillim të shekullit të XXI, i cili vështron zbutjen e fuqive botërore? Përgjigja negative e këtyre pyetjve është evidente.
Megjithatë situata nuk është nuk është dëshpëruese. Me kusht që të kemi kurajon që të vëmë në diskutim sistemin e institucioneve transnacionale, të dala nga një gjeopolitikë  e shekullit të kaluar. Për momentin, kjo hipotezë mbetet një tabu e diplomacisë botërore.  Pra,  ajo më duket e pashmangshme që të ndodhë edhe në një afat të gjatë kohor, përballë realiteteve të reja të botës globale.
Përse të mos hapim këtë kantier gjigant, duke filluar me reformën e thellë të NATO-s? Kjo reformë duhet të nisë menjëherë, me antarësimin e Ukrainës në Aleancën Atlantike (arsyeja e së cilës qëndron në ruajtjen e sigurisë në Evropë), përballë rastit të forcës madhore të agresionit  të Rusisë kundër një vendi sovran.
Samiti i i NATO-s me udhëheqësit perëndimorë më datë 4 deri më 5 shtator, do t’i ofronte këtë shans historik këtij aktori të vetëm në fushën aktuale gjeostrategjike që disponon një forcë të vërtetë, në gjëndje të pengojë vullnetet ekspanisoniste të Rusisë. Ky do të ishte gjithashtu një akt themelor për sekretarin e ri të përgjithshëm, norvegjezin  Jens Stoltenberg.
Më në fund, anëtarësimi i Ukrainës në NATO – në emër të sigurisë, por gjithashtu të vlerave themelore të Perëndimit – do t’i jepte një frymë të re të gjitha institucioneve evropiane të BE-së, e drejtuar nga polaku Donald Tusk, i cili është veçanërisht i ndjeshëm ndaj idealeve perëndimore, për arsye të rrugës së vendit të tij, i kapur gjatë dyzet vjetëve nga sovietizmi, i përballur me një kërcënim të përbashkët me perëndimin, siç ishte rasti të nesërmen e luftës së dytë botërore. /LE MONDE/
PERGATITI: S.METANI
BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button