Shkence

Duhet të kolonizojmë Marsin, nëse duam të mbijetojmë. E thotë kreu i NASA-s

nasa marsGjatë një samiti të ditëve të fundit në Uashington, kreu i NASA-s, Charles Bolden parashtroi planet e agjencisë për një mision me njerëz në drejtim të Marsit deri në vitin 2030, duke e quajtur “të domosdoshëm nëse raca njerëzore do që të mbijetojë”.

Boldeni ka përshkruar një përpjekje të madhe që agjencia hapësinore duhet të bëjë për të kryer një mision të tillë: Niset duke i “hedhur lakun” një asteroidi dhe afrimin e tij në orbitën e hënës deri në vitin 2015. Më pas, astronautët mund të kryejnë misione prove mbi asteroid, sipas International Business Times. Asteroidi do të shërbente si një terren prove i domosdoshëm për të informuar NASA-në nëse është gati për Marsin.

Vizioni i ish astronautit dhe gjeneralit të marinës ka sjellë kritika, mes tyre disa anëtarë të Kongresit, të cilët preferojnë që NASA ta shmangë asteroidin dhe të shkojë direkt në planetin e kuq, ose të përdorë Hënën.

Boldeni shpjegoi në një diskutim të mëhershëm se asteroidi nuk do të ishte qëllimi final, por hapi i parë për një mision në Mars. Raca njerëzore do të ketë nevojë të bëhet koloniste, tha Boldeni. “Nëse kjo specie dëshiron që të mbijetojë në përjetësi, ne duhet të bëhemi një specie shumëplanetëshe. Duhet të shkojmë në Mars, dhe marsi është një pedanë drejt sistemeve të tjerë diellorë”

Leave a Reply

Back to top button