Shkence

Duket se jemi udhëtarë intergalaktikorë. Gjysma e materies në Rrugën e Qumështit…

Duket se ne jemi të gjithë udhëtarë intergalaktikorë. Rreth 50 përqind e të gjithë materies në Rrugën e Qumështit e ka origjinën në një galaktikë tjetër, sipas zbulimeve më të fundit. Ka kohë që besohet se sapo galaktikat fillojnë të formohen, ato mbajnë veten, duke mbajtur përgjithmonë materien që e krijoi galaktikën. Por një studim i ri i kryer në Universitetin Northwestern në Illinois sugjeron që materia, në të vërtetë, transferohet rregullisht nga një galaktikë në tjetrën.

“Duke pasur parasysh se sa prej materies nga e cila jemi formuar mund të ketë ardhur nga galaksitë e tjera, ne të gjithë mund të konsiderojmë veten udhëtarë hapësinorë ose emigrantë ekstragalaktikë”, tha bashkë-autori Daniel Anglés-Alcázar.

Ekipi i Northwestern përdori modele kompjuterike për të studiuar evolucionin e Universit që nga momenti i Big Bangut, deri në ditët e sotme. Modelet e tyre treguan se kur ndodh një supernova, sasi të mëdha materieje mund të nxirren nga galaktika mikpritëse dhe mund të kalojnë hapësirën në formën e një ere intergalaktike, para se të futen përfundimisht në një galaktikë tjetër, deri në një milion vite dritë larg.

Në përgjithësi është një rrugë me një drejtim, me gaz dhe pluhur të transferuar nga galaktikat e vogla në ato më të mëdha. Ky proces i “transferimit intergalaktik”, siç është quajtur, është një zbulim i ri dhe do të thotë se pjesa më e madhe e asaj që dimë për formimin dhe evolucionin e galaktikave mund të duhet të rishqyrtohet. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button