Bota

Dy bombardues rusë fluturojnë mbi Angli, reagon Kameron

Screen Shot 2015-02-19 at 17.50.43Avionë të ushtrisë britanike, kanë kapur lëvizjet e dy avionëve luftarakë rusë pranë brigjeve të Komuellit. Lajmi bëhet i ditur për BBC-në nga Ministria e Mbrojtjes angleze. Një zëdhënës i kësaj ministrie, ka saktësuar se dy avionët rusë, ishin bombardues “Bear” dhe që “nuk e shkelën hapësirën ajrore britanike”, por “kaluan mbi një zonë interesi” pranë këtyre brigjeve.
Më pas, avionët luftarakë britanikë, i shoqëruan avionët rusë deri në një hapësirë ajrore “pa interes”. Kryeministri britanik, David Kameron, ka thënë që Moska kërkon “të tërheqë vëmendjen” me avionët e saj. Për Kameron, përgjigja e avionëve të Mbretërisë së Bashkuar, është reagimi për çdo veprim të ndërmarrë në mënyrë të paligjshëm. Një episod i ngjashëm kishte ndodhur në fund të janarit, kur avionët “Raf”, kishin kapur lëvizjet e dy bombarduesve rusë në brigjet e Bournemouthit. Atëherë u thirr menjëherë në Ministrinë e Jashtme ambasadori rus në Londër.

Leave a Reply

Back to top button