Your Life

Dy fraza që ju bëjnë të dilni keq tek të tjerët, sipas një profesori të Stanfordit

Një profesor i Stanfordit pretendon se dy gabime të vogla ndikojnë negativisht në mënyrën se si ju perceptojnë të tjerët dhe këto fraza, ju ndalojnë që të arrini sukses.

Ndryshimi i tyre, sipas Profesor Bernard Roth i Universitetit të Stanfordit, mund t’ju ndihmojë të arrini më shumë.

Roth, i cili është profesor i inxhinierisë mekanike, shkroi për mënyrën se si ai mendon që formohet suksesi ynë.

Në librin e tij të vitit 2015, “Habit Achievement: Stop Wëishing, Start Doing dhe Take Command of Your Life”, Roth paraqet idenë e ‘të menduarit me projekt’. Në thelb, kjo është një mënyrë për zgjidhjen e problemeve.

Sipas Roth, pjesë e kësaj mënyre të menduarit, ka të bëjë me ndërrimin e dy frazave ose zgjedhjeve të fjalëve, me ato që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet që keni.

“Më duhet të”, përballë “Dua të”

Roth sugjeron përdorimin e shprehjes “dua të”, në vend të shprehjes ‘më duhet të’.

Kur thoni se “ju duhet të” bëni diçka, ju mund ta bëni të duket si një punë e përditshme, që të është plasur nga dikush.

Sipas Roth, duke thënë ‘dua të’ në vend të ‘më duhet të’, njerëzit mund ta kuptojnë më mirë se edhe gjërat që nuk i shijojnë, janë rezultat i zgjedhjeve që ata vetë kanë bërë.

“Por” përballë “Edhe”

Po kështu, kur mendojmë për detyrat, përdorimi i fjalës “but” hedh në tryezë një problem, ndërkohë që “edhe” pranon se ka një problem dhe kërkon një zgjidhje.

Roth jep shembullin e përditshëm kur dëshiron të shkosh në palestër, por të duhet të punosh për punën e të nesërmes në mëngjes.

“Por” e bën të duket sikur është një zgjedhje “ose, ose”, ndërkohë që “edhe” të bën të kërkosh një zgjidhje. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button