Zodiak Ditor

Dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 25 gusht 2021

Dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 25 gusht 2021:

SHIGJETARI

Gjatë gjithë kësaj dite planetët do ju bëjnë më energjikë dhe mezi do prisni të vini në jetë çdo ide që keni pasur në mendje. Ju te dashuruarit do tregoheni më të hapur me partnerin tuaj dhe do ta përforconi bashkëpunimin. Në disa momente mund të mendoni edhe të hidhni disa hapa më tej dhe t’i bëjnë gjërat më serioze nga sa kanë qenë. Ju beqarët do keni një takim të veçantë, por nuk do preferoni të krijojnë një lidhje me personin që do keni afër. Në punë do jeni shumë të zënë me detyrat që keni për t’u marrë edhe me kolegët. Do përdorni metodat e duhura për t’ia dalë mbanë e për të pasur një jetë profesionale sa më të mirë. Financat do jenë problematike. Kërkoni ndihmën e specialistëve për t’ia dalë mbanë.

BRICJAPI

Dinamizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni burim shprese edhe për ata që ju rrethojnë. Të gjithë do kenë dëshirë t’i kenë pranë. Për ju të dashuruarit pritet që dita e sotme të jetë plot diell. Do flisni hapur me partnerin dhe nuk do i mbani asnjë mëri njëri-tjetrit. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme dhe nuk do dini kë të zgjedhin më parë. Reflektoni dhe besojini intuitës. Në punë do ju pëlqejnë shumë dita e sotme sepse do keni gjëra të ndryshme për të bërë dhe nuk do përballeni me rutinën. Do ndiheni edhe më të gatshëm për të ndërmarrë sfida. Në planin financiar do ndikojë si Marsi ashtu edhe Jupiteri. Të dy së bashku, këta planetë do sjellin probleme.

Back to top button