Analiza

Dy të vrarë e 20 të plagosur në ndjekje të terroristëve (FOTO)

t 1Mediet franceze raportojnë se janë vrarë dy persona gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe terroristëve në veri-lindje të Parisit. Nga këto të shtëna kanë mbetur edhe 20 të plagosur.
Aktualisht policia është në ndjekje të dy terroristëve që kanë grabitur një veturë Peugeot 206. Një konvoj prej 20 veturave policore është duke i ndjekur dy terroristët e dyshuar që kanë grabitur një veturë Peugeot 206 dhe kanë marrë një peng. Policët janë duke e ndjekur veturën në magjistralen A2 që shkon drejt Parisit.
Siç bëhet me dije, makina është lokalizuar, por thuhet se janë marrë disa pengje nga ana e të dyshuarve. Sikurse nga policia, e po ashtu edhe nga makina e të dyshuarve, janë dëgjuar të shtëna. Autoritetet franceze thonë se operacioni për kapjen e të dyshuarve është duke vazhduar. Ende nuk dihet se sa persona po mbahen peng. Dy të dyshuarit kanë vjedhur një numër makinash, që nga sulmi i 7 janarit në revistën Charlie Hebdo.

t 6 t 5 t 4 t 3 t 2 t 1

Leave a Reply

Back to top button