Bota

E dënuar me vrasje me gurë, ringrihet në këmbë. ISIS detyrohet ta kursejë

Screen Shot 2015-02-01 at 17.44.56

U përpoqën ta vrasin me gurë në një shesh të Raqqas, “kryeqyteti” sirian i Shtetit Islamik, me akuzën se kish kryer tradhëti bashkëshortore. E goditën me gurë, më pas e lanë aty, të bindur se kishte vdekur. POr ajo, duke i befasuar të gjithë, u ngrit dhe u përpoq menjëherë të largohet me vrap. Një “mrekulli” që detyroi ekzekutorët, xhihadistët e ISIS, që t’ia kursejnë jetën, duke qenë se falja e një viktime të një “ndëshkimi hyjnor” – sic është vrasja me gurë për xhihadistët – për disa ndjekës të fondamentalizmit islamik është një detyrim.
Ngjarjen e pabesueshme në Raqqa e ka rrëfyer Observatori sirian për të drejtat e njeriut. Gruaja, e dënuar me vrasje me gurë për kryerje tradhëtie bashkëshortore, nisi të qëllohet nga ekstremistët islamikë “deri kur besuan se ajo kishte vdekur”. POr sapo u ndalën, ajo u ngrit dhe u përpoq të largohet. Një xhihadist u mat ta qëllojë me armë, por u ndal nga një ekspert i ligjit islamik, sipas të cilit “ishte dëshira e zotit që të mos vdiste”. Gruaja u la e lirë të largohet, me kush që të pendohej.

Leave a Reply

Back to top button