“Mënyra më e mirë për ta kuptuar nëse jeni rritur vërtet, nuk janë centrimetrat e gjatësisë apo numri iarritjeve përgjatë jetës suaj. Edhe pse këto janë absolutisht tepër të rëndësishme, nuk mund ta kuptosh nëse je rritur vërtet përmes tyre. Është mënyra se si e keni kaluar kohën tuaj, se si i keni kaluar ditët tuaja, se cilët persona keni takuar përgjatë vitit që e përcakton këtë gjë. Është kjo, sipas mendimit tim, mënyra më e mirë për të matur suksesin në jetë”. – Wonder
Suksesi më i madh që mund të arrijmë në jetë, matet përmes numrit të personave që arrijmë tëndihmojmë, përmes atyre që mbajmë pranë dhe përmes mënyrës se si e kalojmë kohën tonë. Janë këto tre elementë që përcaktojnë suksesin tonë. Nuk mund të jemi të suksesshëm, sado arritje të kemi, nëse nuk e ndihmojmë dikë në nevojë. Pavarësisht besimit ku bëni pjesë, çdo libër fetar citon se ne duhet tëdhurojmë një pjesë të të ardhurave tona për ata që vërtet janë në nevojë. Edhe nëse nuk jeni besimtarë, duhet të dini se duke ndihmuar dikë në nevojë, realisht ndihmoni edhe veten tuaj për t’u ndjerë më mirë.
Nga ana tjetër, nuk mund të jemi të suksesshëm duke mbajtur pranë persona që nuk kanë vlerë në jetën tonë. Ata thjesht janë humbje kohe dhe duke e humbur kohën kot, nuk arrijmë dot të përqendrohemi nëgjërat që vërtet kanë rëndësi dhe që mund të na çojnë drejt suksesit.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, nuk mund të jemi të suksesshëm duke e shpërdoruar kohën tonë. Koha e lirë duhet shfrytëzuar për të bërë planet e duhura që të çojnë drejt suksesit. Është e vërtet qëndonjëherë mund të ndihesh i/e lodhur dhe dëshiron që kohën e lirë ta shpërdorosh për të kënaqur veten. Ama duhet të mbash parasysh se koha fluturon dhe ai moment që sot po të qetëson, nëser mund të kthehet në një kujtim stresues se pse nuk e shfrytëzove në mënyrën e duhur.