Bota

E FUNDIT / Anulohet ndeshja Gjermani-Hollandë, evakuohet stadiumi i Hanoverit

Screen Shot 2015-11-17 at 19.53.06

Miqësorja e Gjermanisë me Hollandën është anulluar për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë. Stadiumi i Hanoverit, ku do të zhvillohej ndeshja, filloi të evakuohej dy orë para nisjes së saj. Kancelarja Merkel pritej që të ndiqte në stadium ndeshjen në stadiumin me kapacitet 49 000 vetë. Ndërkohë edhe miqësorja e Belgjikës me Spanjën u anullua për shkak të frikërave mbi sigurinë, pas sulmeve në Paris.

Ndërkohë ndeshja e Anglisë me Francën e programuar për sot do të luhet, ku do të bëhen homazhe dhe për 129 të vrarët në sulmet e Parisit.

vijon

Leave a Reply

Back to top button