Bota

E Fundit / Plas sërish në Amerikë! Të shtëna dhe pengmarrje në Uiskonsin

Screen Shot 2015-12-05 at 20.15.26

Policia ka evakuuar shumë banesa dhe zyra në Ninah të Uiskonsinit, dhe disa banorëve u është thënë të qëndrojnë larg dritareve, pasi është sinjalizuar për të shtëna me armë si dhe një prengmarrje e mundshme në Eagle Nation Cycles

Policia ka evakuuar disa banesa dhe zyra në NInah, në Uiskonsin, dhe disa banorëve u është thënë që të qëndrojnë larg prej dritareve pasi është sinjalizuar për të shtëna dhe një pengmarrje e mundshme në Eagle Nation Cycles.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, duke saktësuar se një burrë ka hyrë në një dyqan dhe ka hapur zjarr. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërkohë që disa media flasin për persona të plagosur të përcjellë në spitale.

Nuk është e qartë nëse ka ende pengje brenda dyqanit. Policia dhe agjentët e SWAT janë duke bërë tratativa me atentatorin. Për momentin ka shumë pak detaje, as nuk dihet numri i personave që ndodheshin brenda dyqanit në momentin e të shtënave./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button