Bota

E FUNDIT! Tërmeti 8.1 ballë godet Meksikën. Konfirmohet cunami dhe dallgë 3 metra

Qendra e Paralajmërimeve e Paqësorit parashikon dallgë deri në 3 metra të larta në të gjithë botën.

Së paku pesë njerëz kanë gjetur vdekjen pasi një tërmet i shkallës 8,1 goditi Meksikën, duke shkaktuar një cunam dhe paralajmërim për vendet në të gjithë Amerikën Qendrore.

Qendra e paralajmërimit e cunameve e Paqësorit ka parashikuar dallgë mbi 3 metra për pjesë të bregut meksikan dhe dallgë midis 0.3 dhe 1 metër për Ishujt Cook, Ekuador, Fixhi, Polinezia, Guatemala dhe Kiribati.

Dallgët fillestare të regjistruara që mbërritën në bregdet në qytetet meksikane të Salina Cruz, Puerto Madero dhe Huatulco ishin midis 0.3 dhe 0.7 metra mbi nivelin normal.

Dallgë nën 0.3 metra janë parashikuar për vendet deri në Australi, Japoni dhe Vietnam. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button