FOTO FANTASTIKE, NGA INDONEZIA NE KOSOVE! Ramazani eshte nje kohe e shenjte, shpirterore: nje muaj agjerim dhe feste, falje dhe pastrim. Konsiderohet koha me e shenjte e vitit per 1.6 miliarde myslimanet e botes. Eshte gje e mrekullueshme kur kaq shume popuj te ndryshem mes tyre, nga Indonezia e India qe kane numrin me te madh te myslimaneve, tek Lindja e Mesme, Turqia, Afrika Veriore e deri ne Kosove, bashkohen prej ketyre traditave. Ja nje veshtrim i skenave te Ramazanit perreth botes gjate kesaj jave. Gra myslimane kineze, qe i perkasin pakices etnike Hui, rregullojne ferexhete ne Xhamine historike Niujie ne Pekin, 3 korrik 2014. (Kevin Frayer – AFP/Getty Images)
Myslimane indiane prishin agjerimin ne Hyderabad, ne 2 korrik 2014. (Noah Seelam – AFP/Getty Images)
Punetore indiane thajne “vermicelli” (gatim tradicional i ngjashem me makaronat apo jufkat), qe perdoret per nje pjate tradicionale gjate muajit te Ramazanit, ne Allahabad, 1 korrik 2014. (Sanjay Kanojia – AFP/Getty Images)
Besimtare myslimane falen ne Xhamine Assalam, ne prag te dites se pare te Ramazanit ne Nante, perendim te Frances. (Jean-Sebastien Evrard – AFP/Getty Images)
Femije afgane lexojne dhe memorizojne Kur’anin ne nje xhami ne Jalalabad, 29 qershor 2014. (Noorullah Shirzada – AFP/Getty Images)
Myslimane javanese mblidhen ne plazh, teksa pergatiten per Ramazanin me ritualin e “pastrimit” ne plazhin Parangtritis ne 27 qershor 2014. (Ulet Ifansasti – AFP/Getty Images)
Studente indoneziane te nje shkolle islamike ne qytetin e Medanit, ne ishullin e Sumatres, lexojne Kur’anin. (Suta Aditya – AFP/Getty Images)
Femije indoneziane luajne prane nje drite ne xhamine Istiqlal te Xhakartes ne 28 qershor 2014. (Romeo Gacad – AFP/Getty Images)
Irakene qe kane lene shtepite e tyre, pergatiten te prishin agjerimin ne nje kamp te perkohshem te ngritur per strehimin e atyre qe largohen nga dhuna ne Irakun e veriut, ne 1 korrik 2014 ne Aski Kalak, 40 km ne perendim te kryeqytetit te rajonit autonom kurd, Erbil. (Safin Hamed – AFP/Getty Images)
Dervishet fluturues ne nje performance ne Stadiumin Maltepe ne Stamboll ne 27 qershor 2014, ne prag te Ramazanit. Dervishet jane ndjekes te Sufizmit, nje forme mistike e Islamit qe predikon tolerance dhe kerkimin e mirekuptimit. Ata qe rrotullohen, si planetet perreth Diellit, e shnderrojne kercimin ne nje lloj faljeje. (Ozan Kose – AFP/Getty Images)
Punetore ndertimi po ngrejne nje cader gjigande ne Prishtine, Kosove, ku do te ofrohen vakte falas per te varferit gjate muajit te Ramazanit. (Armend Nimani – AFP/Getty Images)