Shkence

A e kanë zbuluar shkencëtarët “ndërgjegjen” tonë?

brainShkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar në tru një “çelës” që aktivizon dhe çaktivizon vetëdijen te njerëzit. Dr Mohamad Koubeissi dhe skuadra e tij nga Universiteti i Xhorxh Uashingtonit studiuan një paciente epileptike dhe zbuluan se impulset elektrike në një rajon të veçantë mund ta bënin atë të humbte vetëdijen. Ndalimi i stimulimit në tru i solli asaj vetëdijen dhe ajo nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur. Zbulimi i “çelësit” mund të jetë i dobishëm për zona të ndryshme të mjekësisë. Në rastet klinike, kërkuesit përdorën stimulim me frekuencë të ulët për të ndihmuar pakësimin e krizave epileptike te pacientët.

Leave a Reply

Back to top button