Shkence

A e kemi politikën të “ngulitur” në gjene?

Tom Stafford

Is our political view really encoded in our genesKa gjithnjë e më shumë prova që sugjerojnë se pikëpamjet tona politike mund të trashëgohen. Por përpara se të vendosim të shkëmbejmë kutinë e votimit me një test ADN-je, ja një shpjegim përse njohja e gjeneve tanë nuk zbulon automatikisht se si funksionon mendja jonë

Udhëheqësit botërorë akuzohen shpesh herë për krenari të tepruar, apo për shfrytëzim të pushtetit në mënyrë arrogante dhe vetëshërbyese. A po humbasin udhëheqësit kontaktin me realitetin, kur veprojnë në mënyra prej të uriturish për pushtet?
Ka shumë faktorë që formësojnë dhe ndikojnë në pikëpamjet tona politike; mënyra si jemi rritur, karriera, ndoshta miqtë dhe partnerët tanë. Por prej disa vitesh ka patur gjithnjë e më shumë prova që tregojnë se mund të ketë një faktor më themelor prapa zgjedhjeve që ne bëjmë: pikëpamjet politike mund të ndikohen prej gjeneve tanë.
Ideja që pikëpamjet politike kanë një komponent gjenetik tani është e pranuar gjerësisht – ose të paktën e pranuar aq gjerësisht sa të shndërrohet në një fushë studimi me emrin e vet: gjenopolitika. Kjo nisi me një studim shumë të rëndësishëm, që tregonte se binjakët identikë ndanin më shumë opinione politikë të ngjashëm se sa binjakët vëllazërorë. Ai tregonte se opinioni politik nuk ndikohet vetëm prej bisedave pranë tryezës së darkës, por përmes gjeneve të prindërve (që binjakët identikë i kanë më të përbashkët se sa binjakët vëllazërorë). Zbulimi më i fortë në këtë fushë është se pozicioni që njerëzit zënë në një shkallë nga liberal, në konservator, është i trashëgueshëm. Dhe ky zbulim na lejon të përdorim informacionin gjenetk për të parashikuar ndryshimet në opinionin politik me më shumë besueshmëri, nga sa mund ta përdorim informacionin gjenetik për të parashikuar, le të themi, jetëgjatësinë apo alkoolizmin.
A do të thotë kjo që së shpejti do të heqim dorë nga zgjedhjet, dhe vetëm të marrim mostrat e pështypës së njerëzve? Ende jo, dhe kjo nxjerr në pah një problem më të përgjithshëm në lidhje me kërkimin e rrënjëve gjenetike prapa cdo aspekti të mendjes dhe trupit tonë.
Që kur pamë për herë të parë hartën e gjenomit njerëzor dhjetë vjet më parë, mund të na jetë dukur se do të ishim në gjendje të dekodonim gjithcka në lidhje me jetën njerëzore. Dhe përmes statistikave dhe studimeve masivë se si tiparet ndahen mes të afërmve, biologët po gjejnë gjithnjë e më shumë shenja gjenetike për pamjen tonë, shëndetin dhe personalitetin.
Por ka një problem – thjeshtë nuk ka informacion të mjaftueshëm në gjenomin njerëzor për të na treguar gjithcka. Një individ ka vetëm afro 20 mijë gjene, dicka më pak se racat e egra. Kjo do të thotë se ka pothuajse po aq shumë informacion në ADN-në tonë, sa ka në tetë këngë që ndodhen në mp3 player-in tuaj. Ajo që formon pjesën tjetër të trupit dhe të sjelljes tënde është rezultat i një shpalosjeje komplekse të ndërveprimit mes gjeneve, proteinave që ata krijojnë, dhe mjedisit.
Me fjalë të tjera, kur ne flasim për gjene që parashikojnë opinionin politik, kjo nuk do të thotë se mund të gjejmë një gjen për sjelljen në votim. Duke lënë mënjanë faktin që studimet kanë matur “besimet politikë” duke përdorur një shkallë shumë të thjeshtë, një që u jep të njëjtin rezultat njerëzve me besime shumë të ndryshëm, le të fokusohemi në atë cfarë kuptimi ka në të vërtetë të thuash që gjenet mund të parashikojnë rezultatin në këtë shkallë.
Të bëhesh emocional
Natyrisht nuk ka një gjen të vetëm që kontrollon se si njerëzit u përgjigjen pyetjeve për besimin e tyre politik. Kjo do të ishte qesharake, dhe do të kërkonte që ne të pranonim se diku në gjenomin tonë, ndodhet një gjen që qëndroi i fjetur për miliona vite, deri kur shkencëtarët shpikën studimet me pyetësorë.
Por le të mos ndalemi këtu. Nuk është në fakt më shumë e besueshme të imagjinojmë një gjen përgjegjës për faktin që votojmë për kandidatë liberalë dhe jo konservatorë. Si mund të ishte zhvilluar ky gjen përpara shpikjes së demokracisë? Cfarë do të bënte ai, përpara se të shndërrohej në një sjellje të zakontë?
Sasia e kufizuar e informacionit në gjenom nënkupton që do të jetë gjë e rrallë të flitet për “gjene për X-in”, ku X-i është një rezultat specifik kompleks. Po, disa tipare të thjeshtë – si ngjyra e syve – janë direkt të kontrolluar nga një numër i vogël gjenesh. Po shumica e gjërave që jemi të interesuar të masim në jetën e përditshme – për shembull opinionet politikë, tipare të tjerë të personalitetit apo gjendje të zakonshme të shëndetit – nuk kanë një shkak unik gjenetik. Forca e lidhjes mes gjenetikës dhe shkallës liberal-konservatore tregon se dicka më themelore influencohet prej gjeneve, dicka që nga ana e vet influencon besimin politik.
Një kandidat mund të jetë sistemi ynë i trurit që kontrollon reagimet tanë emocionalë. Për shembull, një studim tregoi që vullnetarë amerikanë që fillonin të djersinin kryesisht kur dëgjonin një zhurmë të papritur, janë më të prirur të mbështesin ndëshkimin kapital në Luftën e Irakut. Kjo do të thotë që njerëzit, reagimet emocionalë të të cilëve ndaj rrezikut janë më të fortë, përfundojnë drejt një konstelacioni opinionesh të krahut të djathtë. Një tjetër studim, këtë herë në Britani tregonte dallimet në strukturën e trurit mes liberalëve dhe konservatorëve – teksa amigdala, ajo pjesë e trurit që mëson reagimet emocionalë, është më e madhe tek konservatorët. Sërish, kjo tregon se dallimet në besimet politikë mund të vijnë prej dallimeve në proceset emocionalë.
Por vini re se nuk është një sugjerim që opinionet politikë kontrollohen direkt prej biologjisë. Në fakt, opinionet politikë besohet se zhvillohen në mënyrë të ndryshme në njerëz me baza biologjike të ndryshme. Dicka si madhësia e një zone të trurit ndikohet prej gjeneve tanë, por rruga nga ADN-ja jonë tek një variacion i thjeshtë në një zonë të trurit është me shumë kthesa, si dhe shanse që gjene të tjerë apo aksidente të historisë të ndërhyjnë.
Kështu që ideja se gjenet mund të kenë një farë ndikimi në pikëpamjet tona politike nuk duhet të na vijë si befasi – madje do të ishte e cuditshme po të mos kishte një farë ndikimi gjenetik. Por në vend të jetë fundi i historisë, kjo thjeshtë e thellon misterin se si ndërveprojnë biologjia dhe idetë tona.

Leave a Reply

Back to top button