Shkence

E keni parë filmin Matrix? Ndoshta jemi shumë pranë për ta bërë realitet

Screen Shot 2016-06-17 at 13.50.09Merrnin pilulën e kuqe: një ekip studiuesish në Laboratort HRL në Kaliforni, ka zbuluar se stimulimi elektrik i trurit mund të përshpejtojë përvetësimin e aftësive. Në filmin klasik fanta-shkencë “Matriks”, Nio (i luajtur nga Kenju Rivs) është në gjendje të mësojë kung-fu në çast falë një pajisje që ngarkonte artin luftarak direkt në trurin e tij. Ndërsa teknika e HRL-së s’mund ta realizojë këtë, ajo qe në gjendje të reduktonte kohën që pilotëve stazhierë u duhej për të mësuar fluturimin.

Ekipi mati aktivitetin e modeleve të trurit të 6 gjashtë pilotëve të avionëve tregtare dhe ushtarake, dhe pastaj ua transmetoi këto modele pjesëmarrësve rishtarë, ndërsa këta mësuan për të pilotuar një avion në një simulator fluturimi. Për ta bërë këtë, ata përdorën një metodë të quajtur “stimulimi i drejtpërdrejtë transkranial përmes rrymës elektrike”, që ka të bëjë me kalimin e një rrymë të vogël në tru nëpërmjet një kapaku me elektroda të vendosur në kokë.

Trajnerët që kishin mësuar teknikën e stimulimit të trurit, dëshmuan përmirësimin e aftësive  pilotuese dhe qenë në gjendje të ulnin më mirë avionin në tokë, në krahasim me homologët e tyre të pastimuluar. Potenciali i metodës për të rritur aftësitë përmes stimulimit të trurit, mund të përshpëjtojë të mësuarin e zakonshëm, thanë studiuesit. “Teksa zbuluam më shumë mbi optimizimin, personalizimin dhe përshtatjen e protokolleve stimuluese të trurit, do të donim t’i shihnim këto teknologji të aplikohen në trajnime dhe ambjentet shkollore”- shpjegoi studiuesi kryesor i kërkimit Metju Filips. “Është e mundur që stimulimi i trurit të zbatohet në klasat shkollore, ashtu edhe trajnimin e shoferëve dhe mësimin e gjuhës”. Fatkeqësisht, kjo teknologji nuk është në gjendje të na mësojë se si të hidhemi nga çatia në çati, apo të ndalojë plumbat që mund të vijnë drejt nesh. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button