Shkence

E majta dhe e djathta i ka bërë prej vitesh konfuzë filozofët

Seria: E thjeshtë? Pa mendojeni dhe një herë!
7-left-rightSi do ta shpjegonit konceptin e të majtës dhe të djathtës tek dikush që as nuk e ka idenë se cili është kuptimi i këtyre fjalëve? A do ia shpjegonit në lidhje me pozicionin tënd relativ ndaj një objekti? Apo do i referoheshit rrotullimit të Tokës apo dickaje po kaq të madhe e të pandryshueshme? Por, po sikur të ishit duke folur me një alien, planeti i të cilit rrotullohet ndryshe nga i yni, apo dikujt që nuk ka sy? Eshtë një pyetje që ka intriguar filozofët për vite të tërë sepse, pa rënë dakord për një pikë referimi, është tmerrësisht e vështirë të përcaktosh se cfarë janë në të vërtetë e majta dhe e djathta.
Për shembull, mendoni veprën e filozofit gjerman Immanuel Kant, i cili dikur ka thënë: “Le të imagjinojmë sikur gjëja e parë e krijuar ka qenë një dorë njeriu, atëherë duhet që domosdoshmërisht të ketë qenë o e majta, o e djathta”.
Megjithatë, me vetëm një dorë, është e pamundur të shpjegosh se cila dorë është kjo, pa patur edhe dorën tjetër aty. Mendojeni për një sekondë – dora e majtë dhe e djathtë sigurisht që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, por nëse do të donit t’i përshkruanit, atëherë përshkrimet tuaj do të ishin praktikisht identikë sepse janë njësoj. Vetëm se nuk janë, pasi sic e përshkruajti vetë Kanti, një dorë e majtë nuk mund të nxihet në një dorashkë të djathtë, kështu që ka një dallim mes tyre. Megjithatë, ky ndryshim është e pamundur të thuhet me fjalë për pa i patur të pranishme të dy duart.
Nëse mendoni se po e ndërlikojmë pak si shumë këtë gjë, na lejoni t’ju themi se ka një libër të dedikuar në filozofi, me 400 faqe dhe me titull “Filozofia e të djathtës dhe të majtës”. Janë shumë më tepër faqe se sa ato që u deshën për të shpjeguar që 1+1=2.

Leave a Reply

Back to top button