Shkence

E majta, dora “e djallit”

Screen Shot 2016-07-19 at 09.03.39Nga Barak Obama tek Bill Gejts, nga Sigmund Frojd tek Leonardo da Vinçi: 10 persona në 100 (një përqindje e cila ka mbetur e qëndrueshme në të gjitha kulturat dhe në të gjitha epokat) kanë tendencë për të përdorur anën e majtë të trupit për të kryer gjeste vullnetare automatike, si hapjen e dyerve apo u ushqyer. Një pakicë që si të gjitha pakicat e tjera, është objekt i paragjykimeve, sikurse rezulton nga disa shprehje gjuhësore:një gjuatje me të majtën është një sjellje jokorekte, një vështrim me të majtën është i zymtë, dhe se e “majta” është një aksident.

Nga se varet

Fakt është se tek mengjerashët ajo që dominon është hemisfera e djathtë (ana e djathtë e trurit kontrollon anën e majtë të trupit) ose, më shpesh, dominimi është i përzier. Kështu, që në vitet e para të jetës, mëngjerashi preferon të përdorë dorën e majtë për të vizatuar apo larë dhëmbët, ndërsa po me të majtën gjuan topin (por ju mund të jeni djathtashë në duar dhe mëngjerashë në këmbë dhe anasjelltas). Gjëja më e rëndësishme është të mos kundërshtohet kjo prirje teksa ajo zhvillohet (siç bëhej deri në shekullin e kaluar):pasi mund të dëmtohet sistemi motorik dhe organizimi i përgjithshëm psikologjik.

Përparësi selektive

Por pse evolucioni e ka ruajur këtë tipar? Përgjigja qëndron në atë që në biologji quhet “përzgjedhja e ndërvarur e frekuencave”:të qënit mëngjerash mund të sjellë përfitime, për sa kohë sa kjo karakteristikë prek vetëm një pjesë të vogël të popullsisë. Në fakt, gjatë luftimeve të paraardhësve tanë (ashtu si sot në ndeshje e tenisit, mundjes apo boksit) mëngjerashët mund të luajnë me efektin e surprizës mbi kundërshtarin. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button