Your Life

E mbani mend Cynthia Nixon e “Sex and the city”? Këtu flet për vetëbesimin, lumturinë dhe prindërimin

Emily Dickinson ishte përpara kohës së saj. Ajo ishte një eksploruese e guximshme, e qartë që donte të kuptonte botën dhe psikologjinë e saj. Ajo ishte individualiste, në një kohë kur të qenit një individ nuk ishte”gjë”. Stili i saj i të shkruarit është aq modern dhe i drejtpërdrejtë, ndryshe nga epoka në të cilën ajo jetonte.

Njerëz si Dickinson përvijohen kaq të mëdhenj, saqë pyes veten, nëse ata kanë pasur ndonjëherë ndonjë dyshim. Është tërheqëse të jesh dëshmitare e kohës kur ajo po ndiqte ëndrrën e saj, duke menduar se nuk do të kishte sukses. Është e dhimbshme të mendosh se sa e mahnitshme ajo ishte, por se si ndjehej që askush nuk ia dinte këtë. Së paku ne kemi poezinë e saj; ajo e bëri të motrën t’i premtonte që do i digjte të gjitha. E imagjinoni dot?

Disa njerëz kanë një ide të efektit që kanë mbi të tjerët, por, si fëmijë i vetëm, unë nuk e di se si ta bëj këtë gjë. Mendoj se Dickinson dhe unë të ndajmë këtë ndjenjë: “Unë nuk e di se si të të bëj të më pëlqesh, përveçse të jem ajo që jam”.

Kur isha më e re, isha më e mbyllur. Nuk kisha vetëbesimin për të luftuar për pikëpamjen time; nuk doja të kisha përgjegjësi. Po sikur të gabohesha? Kam më shumë vetëbesim tani.

Kur u rrita, mamaja më dha një ndjesi se isha njeri i fortë dhe mund të mbroja veten. Jam rritur duke ndjerë se nuk doja kurrë të isha shumë e varur, dhe më është dashur të mësoj si të mbështetem tek të tjerët dhe të kërkoj ndihmë.

Jam e mrekulluar për trashëgiminë e “Sex and the city”. Më kujtohet që shkoja në Japoni dhe Kore dhe gratë na thonin se sa shumë trysni ndienin; se si ishin rritur për të qenë të respektueshme dhe të mos kërkonin gjëra. Të shihnin gra si ne, me fuqinë dhe lirinë për t’u konfirmuar, kjo u tregonte një jetë ndryshe.

Sex and the City u tregoi grave të fitonin paratë e tyre, të shijonin jetën. Në fillim, personazhi im, Miranda ishte ndryshe nga unë – beqare, e dhënë pas punës. Me vazhdimin e serisë, ndjeva sikur përthitha vetëbesimin e saj. Më pas asaj i ndodhën gjëra që ishin më shumë si jeta ime: u bë nënë dhe ishte në një marrëdhënie jetëgjatë, kështu që jetët e mia profesionale dh epersonale u ekuilibruan më shumë.

Aktorët kanë periudha papunësie dhe kanë nevojë për t’iu kthyer jetës. Ne mund të jemi prindër shumë të mirë – edhe pse punojmë shumë, nga ana tjetër mund të rrimë pa punë edhe për muaj të tërë dhe të jemi me familjet. Por nëse ke patur një periudhë të gajtë me shumë punë, dhe i kthehesh jetës me fëmijët, mund të të duhet kohë të përshtatesh.

Nuk më shijon vetëm udhëtimi; më pëlqen të rri në shtëpi, të shëtis në oborrin tim dhe të shoh gjithçka që më nevojitet. Më shijon të gatuaj për familjen dhe të pres mysafirë. Kur po rritesha, nuk kishim asnjëherë para për të shkuar me pushime, kështu që ikja dhe rrija me mikesha. Më pëlqen shumë të jem në gjendje ta bëj këtë për mikeshat e mia tani. Lumturia është gjë e vështirë për t’u ndjekur. Si aktore, një prej rrugëve më pak të suksesshme për një perfrmancë të mirë është të përpiqesh të luahs një emocion; emocionet janë gjëra që të ndodhin për shkak të rrethanave të caktuara. Në jetë, përpiqem të krijoj rrethana që mendoj se janë më të mirat e pastaj shpresoj që të vijë lumturia.

Jam një vajzë qyteti. Nuk është se vdes të rri në natyrë. Kam një shtëpi në një pjesë të bukur të Long Island, të rrethuar nga uji dhe pemët – por mund të shoh nga dritarja; nuk kam nevojë që të shkoj të eci!

Eshtë shumë e dobishme për mua që të kem një ditë, kur mund rri në shtrat nëse dua. Ndonjëherë jam shumë e lodhur, kështu që të mbërrish në fund të ditës duke u ndjerë e rinuar, jo e shteruar, kjo është gjë shumë e vlefshme.

“Pasioni i heshtur” është filmi më i fundit i Nixon, që del në kinema në 7 prill

Psychologies – bota.al

Leave a Reply

Back to top button