Treshja e kompanive teknologjike që duan të hidhni tej telefonin dhe t’i ktheheni luajtësve HD të muzikës
Rritja e shpejtë e shitjeve të pajisjeve që luajnë muzikë – dhe cilësia më e lartë që vjen bashkë me to – është një tregues se ka një interes të madh të konsumatorëve për të dëgjuar muzikë me cilësinë më të lartë të mundshme. Fatkeqësisht, nuk është e mundur që të merrni një luajtës muzike kudo ku shkoni.
Megjithatë, një numër kompanish kanë ringjallur idenë e pajisjeve portabël si tipi i iPodit, por këtë herë të pajisura me rezistorë me procesorë të fjalës së fundit. Ashtu sikurse dhe cilësia e audios. Ja tre prej pajisjeve që pritet të bëjnë bujë së shpejti.
Sony NW-ZX2
Ringjallja më e fundit prej Sonyt e të pavdekshmit Walkman hedh poshtë ato kufjet e verdha dhe kasetat mikse “të bëra me dorë”, dhe përqafon teknologjinë e audios 24-bit, plus komponentë të prodhuar ekskluzivisht për cilësitë e tij të reduktimit të zhurmave. Eshtë i kushtueshëm – dicka më pak se një mijë dollarë – por më afër se kaq një impianti hi-fi në xhepin tuaj nuk keni qenë asnjëherë.
Geek ëave
LH Labs nisi një fushatë për të siguruar 38 mijë dollarë me qëllim që të krijonte një shtojcë për iphone dhe Android, por përfundoi duke mbledhur 1.5 milion dollarë. E famshmja Duet Engine që ata kanë krijuar rrit shumë cilësinë e mp3 duke shkrirë në një dy modelet e valëve muzikore, ndërkohë që procesori super i fuqishëm dhe kufjet i bëjnë këngët që dëgjoni si të një tjetër planeti.
Pono Ponoplayer
Prapa PonoPlayerit është këngëtari legjendar Neil Young, i nxitur nga dëshira e tij që ta bëjë dëgjuesin e zakonshëm t’i dëgjojë këngët me të njëjtën cilësi që ai vetë i dëgjon në studio. PonoPlayeri me formën e cokollatës Toblerone lidhet me ekosistemin e PonoMusic, i cili përfshin tashmë firma si Daft Punk, Led Zeppelin dhe vetë Young.