Bota

E nëse Greqinë e “shpëton” Amerika?

Screen Shot 2015-07-12 at 22.48.08Ndërsa vazhdojnë mbledhjet mes Greqisë dhe Europës për një marrëveshje mbi çështjen e borxhit, nobelisti amerikan Joseph Stiglitz publikoi në “Time” recetën e tij, që vendos

SHBA-në në linjën e parë për të shpëtuar “shtetin e harruar nga Europa”.

Javët e kaluara pati shumë polemika edhe mbi thirrjet që Stiglitz për t’i thënë “JO” refendumit, si dhe për të dalë nga euro me qëllim që të fitonin pavarësinë.

Sot, ekonomisti amerikan nënvizon se Uashingtoni duhet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj çështjeje për një arsye shumë të thjeshtë: Është e papranueshme, duke qenë se kemi qenë shumë bujar me Gjermaninë, pasi e mundëm në fushëbetejë të mos ndihmojmë Greqinë, e cila është “shkelur” dy herë nga Gjermania.

Nga ana tjetër Stiglitz, nënvizon se: “nëse vazhdohet me linjën e masave shtrënguese” atëherë nuk bëhet gjë tjetër veçse ‘ushqehet’ një depresion pafund”.

Një skenar që nuk i leverdis kujt.

Sipas tij, tek e fundit Athina nuk po sillej edhe aq keq nga pikëpamja e rritjes ekonomike, shkurtimit të shpenzimeve, punësimit etj, raporton Monitor.

“Dalja e Greqisë nga Eurozona nuk do të ishte fundi i botës sepse tek e fundit monedhat shkojnë e vinë. Rikuperimi i Argjentinës është një shembull se asgjë nuk është e pamundur”, thotë Stiglitz.

Nga ana tjetër ai thekson se se me shumë durim dhe vullnet Greqia mund të fillojë të ‘ecë me këmbët e veta” pa qenë e nevojshme të kërkojë hua nga FMN apo Europa.

Një motiv më shumë për të bërë për vete amerikanët dhe për t’i bërë ata që të përfshihen në zgjidhjen e kësaj çështje.

Si?

“Përmes dhënies së ndihmave humanitare, blerjes së produkteve greke dhe zgjedhjen e saj si një destinacion për pushimet e tyre, duke treguar kështu solidaritet, që të cilën nuk e kanë treguar partnerët e tyre europianë”, shkruan Stiglitz./Tema

Leave a Reply

Back to top button