Thenie

E njohim për komedian, por Jimmy Fallon ka edhe disa thënie të mrekullueshme…

“Çdokush duket më bukur, ndërsa buzëqesh”.

“Ji i çmendur. Ti e ke lejen për të bërë edhe çmenduri. Nuk ka asgjë të keqe me këtë gjë”.

“Të dëgjosh është më e rëndësishme, se të flasësh. Thjesht nis të flasësh dhe beso në ato që do të thuash. Ndalo t’i dëgjosh njerëzit dhe reago ndaj atyre që ata thonë”.

“Të qenurit një baba është gjëja më emocionuese dhe më e bukur që mund të më ketë ndodhur ndonjëherë”.

“Në fund të ditës, nëse ke kaluar një ditë të lodhshme dhe stresuese, nëse jeta jote ta shpif, kujtohu se akoma e ke një televizor”.

“Mua më pëlqen të qesh. Mendoj se gjërat janë bërë për të qeshur, ndaj edhe unë qesh gjatë gjithë kohës. Duhet ta dini se unë nuk e bëj këtë gjë për shfaqje televizive, e bëj sepse vërtet jam duke u kënaqur”.

“Nuk më pëlqen aq shumë të jem në qendër të vëmendjes. Më duket diçka mjaft ironike”.

“Duhet të ndërmarrësh përsipër rreziqë për të fituar gjëra të mira në fund, si psh një biskotë”.

“Jetoje jetën duke bërë aktivitete që të sjellin një fitim të caktuar”.

“Të gjithë ne duhet të ngrihemi kundër gjërave që janë duke shkuar gabimisht. Duhet të pranojmë se racizmi ekziston dhe të ngrihemi për gjërat e drejta, qytetare dhe të mira. Ne duhet t’i tregojmë gjeneratave të reja se nuk e kemi harruar se sa kanë luftuar njerëzit e parë për të drejtat tona. Ne nuk mund të kthehemi dot pas në kohë, tek periudha kur nuk kishim të drejta”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button