Një kalimtar i rastit ka filmuar një fenomen të jashtëzakonshëm të rrëshqitjes së tokës në Rusi.
Ai ka kapur në kamerën e tij një rrëshqitje masive dheu, që dukej si një valë gjigante oqeani, veçse ishte prej dheut. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Kemerovo në Rusi. Toka rrëshqiti ngadalë duke mbuluar komplet rrugën dhe duke shembur gjithë pemët që ishin afër saj.
https://www.youtube.com/watch?v=w3mJBrrqd-o