Enciklopedike

E tmerrshme! Vajzën që e mori për borxhin, e mban të lidhur me zinxhirë

zinxhireNuk kishte para të paguante borxhin, andaj në shkëmbim e dha vajzën e saj. Mirëpo pasi nëna adoptuese duhej të shkonte në punë, e mbante vajzën e lidhur me zinxhirë për këmbe, në mënyrë që ajo të mos largohej. Për dy vite me radhë, vajza ka qëndruar në kushte të mjerueshme në shtëpizën që gjendet në qytetin Kemerak Pumin, në Kamboxhi. Pasi nëna që e adoptoi vajzën ishte në punë, për tetë orë në ditë ajo duhej të ishte e lidhur, por afër nuk kishte ushqim apo pije. Vajza që tash është katër vjeç, është detyruar të pijë urinën e saj, shkaku i etjes së madhe. Pasi fqinjët e kanë vërejtur këtë shkelje, ata kanë lajmëruar autoritetet kamboxhiane, të cilët kanë filluar hulumtimin e rastit. Keo Chhon ka deklaruar se ‘ajo e donë shumë vajzën e saj, por e kishte të pamundur të bëjë diçka më shumë për të’, raporton Phnom Penh Post. “E morra si borxh pasi familja e saj nuk mund të më kthente paratë, por unë e dua shumë dhe kujdesem për të” ka thënë gruaja 60 vjeç, ndërsa ka shtuar se ‘është frikësuar që vajza mund të largohet’.

Vajza është marrë nga departamenti për kujdesin e grave dhe fëmijëve, kurse nëna që e adoptoi është ndaluar në burg, transmeton Telegrafi. Në Kamboxhia ku mbi 60% e popullatës janë të pashkollë, abuzimet e fëmijëve janë shumë të shpeshta, pasi prindërit nuk ditë si të kujdesen për ta./Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button