Shkence

E vërteta e frikshme e shkencës së ekzekutimeve me vdekje


e verteta denimiPo ta lëmë mënjanë çështjen nëse dënimi me vdekje në vetvete është antinjerëzor, dikush mund të mendojë se shkenca mund të përdoret për të ndihmuar në shpikjen e një metode ekzekutimi që e kursen të dënuarin nga vuajtja e gjilpërave. Ka shumë shembuj historikë shkencëtarësh të cilët kanë ofruar ekspertizën e tyre në ekzekutime. Në fund të shekullit të 19-të, kërkuesit në Shtetet e Bashkuara krijuan karrigen elektrike si një alternativë më njerëzore ndaj varjeve publike. Pavarësisht përpjekjeve, ekzekutimet duke përdorur karrigen ishin groteske. “Kokërdhokët e syve të të dënuarit ndonjëherë dilnin dhe qëndroni mbi faqet e tij. Shpesh, ai urinonte, defekonte dhe villte gjak. Trupi bëhej i kuq me rritjen e temepraturës dhe lëkura e tij rrudhosej. Ndonjëherë i burgosuri mbulohej nga flakët. “

Ekspertët mbajnë distancë

Një shekull më parë, dy mjekë francezë kishin krijuar gijotinën, e cila do të ishte një makinë jo e dhimbshme dhe eficiente për ekzekutim. Sot, mjekët udhëhiqen nga betimi i Hipokratit, i cili i ndalon ata të marrin pjesë nga dëmtimi i qëllimshëm i të tjerëve. Kur injeksioni vdekjeprurës erdhi në jetë, në vitin 1977, komuniteti mjekësor ruajti distancën. Një profesor i drejtësisë në Universitetin Fordham që ka marrë pjesë në testimin e rasteve me injeksion vdekjeprurës thotë se ndërhyrja në protokollin e tre drogërave përdorte injektimin. Ai shton se nuk bëhej ndonjë testim mjekësor për kombinimin e drogërave, se nuk kishte ndonjë shkencë pas kësaj. Tani, në disa vende, sasia e pakët e drogërave kritike i kanë nxitur departamentet të gjejnë alternativa të reja të patestuara ende. Megjithëse shkenca mund të ndihmojnë në zhvillimin e një metode më njerëzore të vrasjes, ata me ekspertizën e përshtatshme mund të mos përfishen. Metodat e ekzekutimit të përdorura në periudha të ndryshme historike

Injeksioni vdekjeprurës

Deri në vitin 2010, shumica e vendeve përdornin kombinimin e tre drogërave: një anestezik, një agjent paralitik për të paralizuar sistemin muskulor dhe një drogë për të ndaluar punën e zemrës. Së fundmi, kompanitë farmaceutike evropiane kanë refuzuar shitjen e drogërave për injektim vdekjeprurës në ShBA, duke u kërkuar shteteve të gjejnë alternativa të reja të papërdorura.

Dhoma e gazit

Dhomat e gazit u përdorën për herë të parë në ShBA në vitin 1924. Në këtë procedurë, një njeri lidhet brenda dhomës, e cila më pas mbushet me gaz toksik hidrogjen cianidi. Mungesa e oksigjenit shpie direkt në vdekje, por i dënuari nuk e humbet ndërgjegjen menjëherë.

Karrigia elektrike

Karrigia e parë elektrike u përdor në vitin 1890. Elektrodat e lidhura në trupin e të dënuarit përcjellin rrymë elektrike.

Varja

Varja përdorej si një metodë primare e ekzekutimit në ShBA, deri në shpikjen e karriges elektrike. Vdekja shkaktohet në mënyrë tipike nga shkëputja e vertebrave ose asfiksimi, por në rastet kur litari është shumë i gajtë, të dënuarit mund t’i pritet koka. Nëse është shumë e shkurtër, atij i duhen më tepër se 45 minuta për të vdekur.

Toga e zjarrit

Kjo metodë ekzekutimi e stilit të vjetër të Perëndimit daton që prej kohës kur u shpikën armët e zjarrit. Në një skenar tipik në ShBA, i dënuari lidhet në një karrige. 5 njerëz me maska, anonimë, qëndrojnë 6 metra larg dhe drejtojnë pushkën në drejtim të zemrës dhe qëllojnë.

Gijotina

E shpikur në Francë në fund të shekullit 18 gjatë Revolucionit Francez, gijotina u krijua si një mënyrë praktike ekzekutimi. Ajo e priste kokën më shpejt dhe më me efektivitet sesa një shpatë.

Kryqëzimi

Kjo metodë daton në shekullin e 6-të para Krishtit, e cila përdoret ende në shtetin e Sudanit. Një person lidhet dhe gozhdohet në kryq dhe pret për t’u varur. Vdekja është e ngadaltë dhe e dhimbshme dhe zgjat disa orë deri në disa ditë.

Gjuajtja me gurë

Kjo metodë antike e ekzekutimit vazhdon të jetë një dënim për tradhëtinë bashkëshortore edhe sot.

Shtypja nga një elefant

Kjo ishte e zakonshme për shumë shekuj në Azinë e jugut dhe juglindore. Një elefant do ta shtypte dhe shqyente të dënuarin për tradhti. /gazetaexpress.com/

Leave a Reply

Back to top button