Your Life

E vërteta e hidhur e pushimeve të palimituara

Një  leje pushimesh e pafundme por e paguar, tingëllon fantastike, por kompanitë që ofrojnë këtë mundësi mund të kenë një arsye, frytet e së cilave do të jetën të mëvonshme.

Kur të shkoni me pushime këtë vit, rezervoni  pak kohë për tu menduar për punëtorët që kanë leje pushimesh të pakufizuara.

Megjithëse mund të tingëllojë si parajsë zotërimi i  një leje të pafundme dhe të paguar, në realitet nuk ka shumë gjasa që ju ta kaloni gjysmën e vitit në një plazh të largët.

Pushimet Bottomless(të pa kufizuara) u shfaqën së pari në mesin e viteve ’90, me IBM si pararendës. Firmat e tjera të teknologjisë në Silicon Valley, si vendi i punës Glassdoor, rrjeti i biznesit LinkedIn dhe shërbimi i transmetimit Netflix, i ndoqën këto pasoja, dhe tani pushimet e pakufizuara po përhapen në vendet e punës britanike. Grupi Virgin i Richard Branson prezantoi këtë politikë në vitin 2014 dhe kompanitë e teknologjisë si Songkick, firmat e PR si Golin dhe agjensitë e marketingut të tilla si Visualsoft gjithashtu kanë filluar ta zbatojnë atë.

 

Firmat që kanë futur pushime të pakufizuara, për momentin pretendojnë se politika funksionon për mrekulli, duke i ndihmuar punonjësit e tyre të krijojnë një ekuilibër më të mirë në punë dhe jetë. Po ashtu, thuhet se të pasurit kontroll mbi ditët e festave, i bën punëtorët më të lumtur, dhe punëtorët më të lumtur janë përgjithësisht më produktivë.

Një politikë fleksibile e pushimeve gjithashtu mund t’i ndihmojë kompanitë të tërheqin punonjës të kualifikuar, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në industritë ku talentet janë të pakta, siç është zhvillimi i softuerit.

 

Realiteti, nga ana tjetër, është shpesh mjaft i ndryshëm. Paketa është e kufizuar në një numër të vogël të vendeve të punës në Mbretërinë e Bashkuar, zakonisht në sektorët e teknologjisë dhe shërbimit profesional.

Kompanitë që e ofrojnë atë, kanë tendencë të jenë të kërkuese, kështu që duke marrë kohë tepër vetëm për pushime, i bën punonjësit të ndjehen fajtor, veçanërisht sepse kjo gjë mund t’i tregonte shefit të tyre dhe kolegëve, se ata nuk janë plotësisht të angazhuar në atë që bëjnë.

Kjo do të thotë që punonjësit shpesh përfundojnë duke marrë më pak kohë për pushime, jo më shumë.

Përveç kësaj, kjo do të thotë që firmat nuk kanë nevojë të japin llogari për pushimet që ata, kohë më parë, do t’ua kishin borxh punonjësve. Janë punëtorë që duan t’i humbasin. E nëse ata largohen, nuk do të paguhen për pushimet e papërdorura. Në fund të fundit, nuk është edhe aq fantastike./The Guardian–Bota.al

Leave a Reply

Back to top button