Bota

Edhe Jemeni në prag të luftës civile

Screen Shot 2015-03-23 at 2.56.06 PMLëvizja Houthi pushton edhe qytetin Taiz Lëvizja Houthi pushton edhe qytetin Taiz

Në Jemen, grupi i fuqishëm rebel shia, i njohur si Houthi, zotohet të ketë mobilizuar mijëra forca me qëllim që të intensifikojë luftën kundër militantëve sunitë të Al Qaedas dhe “Shtetit islamik”.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Jamal Benomar, ka paralajmëruar se edhe Jemeni mund të rrëshqas në konflikt të zgjatur ashtu sikurse Iraku, Siria dhe Libia. Ai ka thënë se as rebelët e lëvizjes Houthi dhe as presidenti i rrëzua i Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, nuk e kanë fuqinë e duhur të kontrollojnë vendin. Presidenti Hadi iku nga kryeqyteti Sanaa muajin e kaluar, pasi rebelët e lëvizjes Houthi forcuan kontrollin e tyre në qytet, ndërsa sot kanë njoftuar që kanë ven nën kontroll edhe qytetin e tretë për nga madhësia, Taiz.

Këshilli i Sigurimit ka lëshuar ​​një deklaratë duke i dhënë mbështetje unanime presidentit Hadi, i cili ka kërkuar strehim në portin jugor të Adenit. “Këshilli i Sigurimit riafirmon angazhimin e tij të fortë për unitetin, sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Jemenit”, thuhet në deklaratë. Në Taiz, banorët dolën në rrugë në shenjë proteste ndaj pushtimit nga Houthi. Një protestues u vra pasi kryengritësit qëlluan mbi turmën, njofton BBC.

Jostabiliteti ka qenë në rritje në Jemen qëkur Al Qaeda dhe “Shteti Islamik” filluan të bashkërendojnë sulmet terroriste në vend. Militantët Houthi janë nga veriu, dhe pushteti i tyre nuk është njohur nga udhëheqësit e jugut.

Udhëheqësi i kësaj lëvizje, Houthi Abdel-Malek al-Houthi, u zotua të hënën për të ndjekur militantët islamistë të Al-Qadas dhe ata të “Shtetit Islamik” nga Gadishulli Arabik. “Shteti Islamik” mori përsipër sulmet vetëvrasëse ndaj dy xhamive shiite javën e kaluar, duke lënë të vdekur 137 persona. Houthi Abdel-Malek al-Houthi ka akuzuar Katarin dhe Arabinë Saudite për financimin e të gjitha komploteve në rajon, ndërsa sipas tij, fajtor është edhe presidenti Hadi, që siç tha ai, është një kukull në duart e akterëve destabilizues për të zbatuar planet e tyre në Jemen, raporton Lajmi.net.

Leave a Reply

Back to top button