Bota

Edhe Mishel Platini në dosjet e “Panama Papers”

Screen Shot 2016-04-04 at 09.02.03Në masën e madhe të dokumentave të Panama Papers shfaqet edhe emri i Mishel Platinisë, ish futbollisti i Juventusit dhe drejtues aktualisht i pezulluar i UEFA-s. Sipas Le Monde, Platini hapi një kompani jashtë vendit rreth një vit pas zgjedhjes së tij në krye të futbollit europian dhe u kërkoi avokatëve të Mossack Fonseca që të administronin Balney Enterprises Corp., e lindur në Panama në 27 dhjetor 2007.

E përditshmja franceze nuk mori përgjigje për pyetjet që i dërgoi Platinisë në lidhje me qëllimet e kësaj kompanie, por ai përmes një zëdhënësi bëri të ditur se “bizneset e tij janë absolutisht të ligjshme”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button