Enciklopedike

Efektet interesante që njerëzit dhe natyra kanë mbi njëri-tjetrin: Klima dhe dhuna

Screen Shot 2016-08-03 at 09.02.57Marrëdhëniet ndërmjet qenieve njerëzore dhe botës tonë natyrore, kanë qenë përherë komplekse. Edhe pse paraardhësit e kufitare të amerikanëve kultivuan mentalitetin ne kundër natyrës, bota moderne kërkon një qasje më të moderuar. Efektet që ne kemi mbi mjedisin tonë – dhe mjedisi mbi ne – nuk janë gjithmonë dhe aq të qarta.

Klima e ngrohtë ndihmon në shtimin e dhunës

Shumë studime gjatë dekadave të fundit, kanë sugjeruar vazhdimisht se shkalla e krimit të dhunshëm është gjithmonë më e lartë afër ekuatorit, në vendet me klimë të nxehtë. Por asnjëri prej tyre nuk ka qenë në gjendje për ta përcaktuar arsyen. Prandaj, ekzistojnë dy supozime kryesore. Së pari, moti i nxehtë i sikletos dhe inatos njerëzit, e kësisoj ata bëhen më të dhunshëm.

Së dyti, njerëzit dalin jashtë shtëpisë dhe ndërveprojnë më shumë nën një mot të ngrohtë, ndaj

dhe sipas studiuesve ka më shumë mundësi për konflikte të dhunshme. Por kërkuesit në Vrije Universiteit në Amsterdam të Hollandës, duke përdorur modelin CLASH (akronimi në anglisht për agresioni për shkak të klimës dhe vetë-kontrolli tek njerëzit), besojnë se nuk është aq shumë nxehtësia që ndikon tek sjellja, se sa një ndryshim i vogël i temperaturave në këto zona.

Pa patur nevojë për t’u prgatitur për sezonet e ardhshme, njerëzit mund të përqëndrohen në të tashmen me më pak lidhje për të ardhmen. Kjo “strategji e jetës së shpejtë” mund të shfaqet tek qëndrimet e dobëta ndaj kohës dhe çuditërisht, kontrollit të lindjeve. Kjo gjithashtu mund të çojë në më pak vetë-kontroll dhe kësisoj tek më shumë akte të dhunshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button