Enciklopedike

EFEKTI I ILUZIONIT / Përse truri juaj sajon histori të pavërteta?

Screen Shot 2015-03-03 at 14.14.46Imagjinoni sikur të jeni duke gjykuar aftësitë e një personi që po aplikon për t’u bërë mësues apo oficer në ushtri. I vë aplikantit një detyrë, ndoshta t’i japë mësim një gjoja klase apo të drejtojë një stërvitje ushtarake, dhe më pas vlerësoni qasjen e tij – një situatë me të cilën menaxherët e burimeve njerëzore përballen përditë. Nuk do ju duhej shumë kohë për të bërë dallimin mes “fituesve” dhe “humbësve” – dhe të justifikoni vendimin tuaj në secilin rast, apo jo?

Psikologu dhe fituesi i Cmimit Nobel, Daniel Kahneman dhe kolegët e tij analizuan disa prej këtyre vlerësimeve dhe i krahasuan me karrierat e mëvonshme të kandidatëve – dhe zbuluan që kishin qenë tërësisht gabim. Një shimpanze që luante darts do të kish patur të njëjtën normë suksesi. Ndonëse duket se bëjmë gjykime për një numër faktorësh, si përshembull krijueshmëria apo inteligjenca e një personi, nga pikëpamja statistikore, ne fokusohemi në mënyrën se si një person vepron në një periudhë të vetme, të izoluar, gjysmë orëshe, të jetës së tij. Jemi gati të bëjmë parashikime kohëgjatë për performancën e tyre në të ardhmen, duke përdorur vetëm një gjysmë ore vëzhgimi të sjelljes së tyre. Një shkurtim i tillë mendor mund të ndikojë në zgjedhjet e njerëzve në situata si për shembull blerja e një shtëpie. Njihet si iluzioni konjitiv. “Ne e marrim informacionin që kemi në dispozicion, sikur të ishte gjithcka që duhet ditur”, shpjegon Kahneman. “Ne krijojmë historinë më të mirë të mundshme nga informacioni që kemi në dispozicion, dhe nëse historia është e mirë, ne e besojmë. Paradoksalisht, është më e lehtë të ndërtosh një histori koherente kur di pak, apo kur ke më pak copa të gjëzës”./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button