Bota

Ekonomia vetë-shkatërruese e Vladimir Putinit

 

putin ekon

Nga Vladislav Inozemtsev

Pak më shumë se një viti nga “E Marta e Zezë”, kur rubla humbi një të katërtën e vlerës së saj brenda një dite, gjendja e ekonomisë ruse është ende e pasigurtë. Gjatë 12 muajve të fundit, produkti i brendshëm bruto ra me 3.9 përqind, më pak se sa kishin parashikuar shumë analistë një vit më parë, në një kohë që qeveria arriti të mbajë inflacionin nën 13 përqind.

Por parashikimet e hershme zyrtare, premtuan një rrikthim tek rritja në 3-mujorin e tretë të vitit 2015 çka nuk ndodhi, ndërsa parashikimet e mëvonshme rifillimin e rritjes më vonë gjatë 2016-ës duken jorealiste. Si institucionet financiare ndërkombëtare, ashtu edhe Ministria ruse e  Ekonomisë bien dakord se ekonomia nuk do të rritet gjatë këtij viti; Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore projektuan një rënie prej 0.6 përqind dhjetorin që shkoi, ndërsa pak ditë më parë autoritetet ruse thanë se pritet një tkurrje prej 0.8 përqind.

[real3dflipbook id=”864″]

Leave a Reply

Back to top button