Bota

Nata kur Angela Merkeli humbi Europën

Screen Shot 2016-03-18 at 22.52.39

“Diçka është thyer për Europën në mesnatën mes së dielës së 6 marsit dhe të hënës në 7 mars ». Kështu shkruan në numrin e saj që mban datën e nesërme megjithëse botohet sot në mesditë, gazeta franceze e referencës Le monde që ka arritur të sigurojë Lapsi.al. Ajo i referohet një investigimi të gjatë të gazetarëve të saj për mënyrën se si u arit pakti gjermano turk, për kthimin në Turqi të refugjatëve sirianë që gjenden në Greqi. « Kancelaria gjermane e detyroi Europën të bëjë një kthesë 180 gradë, duke mbyllur sytë për rëshqitjen e presidenti Erdogan drejt autoritarizmit. Kjo lëvizje do të lërë « gjurmë dhe plagë të thella » pohojnë disa burime në Bruksel. Bija e pastorit gjerman që jepte mësime morale për gjithë Europën për mënyrën se si duheshin pritur refugjatët, tani është e gatshme ti zbojë sirianët që rrezikuan jetën e tyre për të mbëritur deri në Greqi » shkruan Lë Monde (përkthim nga Lapsi.al).

Më pas gazeta tregon dhe atë që ndodhi në natën mes 6 dhe 7 marsit, në vigjilje të samitit të jashtëzakonshëm të BE-së për refugjatët. « Këtë mbrëmje Merkel ka një darkë me kryeministrin turk Davutoglu, në selinë e ambasadës turke në Bruksel, në shoqërinë e kryeministrit holandez Mark Rytte, që mban presidencën e BE. Darka ishte e paraparë në axhendë. Por ajo që i ishte mbajtur sekret liderve të tjerë europianë qe fakti se aty do të negociohej për 6 orë me radhë plani i famshëm « Një për një » që prezumon, marrjen nga Turqia në Europë të një refugjati sirian, për çdo kërkues azili që Turqia merr mbrapsh nga Greqia. « Nuk është një propozim gjerman, por kjo ide turke është një bazë e mirë për të ecuar përpara » shpjegon zëdhënësi i Merkel Steffen Sibert që pranon se ideja vjen nga Ankaraja ». Dhe Le Monde Arrin në përfundimin : « Përballë përçarjes së BE dhe mungesës së vullnetit nga shumë vende për të pritur refugjatë, Anxhela Merkel i mori gjërat vetë në dorë ».

Gazeta e mesditës së sotme tregon : « Diskutimet mbaruan në ora 3 30 të mëngjesit. Dhe të hënën në mëngjes surpriza qe e madhe për të gjithë Europën, diplomatët, madje edhe për vetë presidentin francez Frrançois Holande të cilët u njohën papritur me këtë plan për ti ridërguar refugjatët në Turqi, ndryshe nga projekti që po përgatitej prej javësh. Madje të djelën në darkë ambasadorët ishin pothuajse të bindur që kishin arritur një marëveshje. Projektet përfundimtare po qarkullonin mes tyre ndërkohë që gjatë darkës së tyre Merkel dhe Davutoglu ishin duke i rishkruar ».

Më pas gazeta bën një bilanc se si merkel i anashkaloi institucionet europiane, duke e ditur që turqit nuk kishin besim tek to, se si e nxori bllof presidentin e komisionit Donald Tusk që u takua vetë me disa liderë Ballkanikë dhe me Erdoganin. Se si Merkel me anë të bashkëpuntorit të saj të ngushtë Peter Altmaier mban lidhje të forta me sulltanin e Stambollit dhe bën gjithçka për të mos e mërzitur Turqinë, që nga takimi me Erdoganin para zgjedhjeve në tetor 2015, e deri tek bindja e të gjelbërtve që të tërhiqnin nga parlamenti një rezolutë që dënonte genocidin armen. Po ashtu thotë gazeta prekja e lirisë së shtypit është kaluar në heshtje në Berlin.

Ajo shkruan : « Samiti i 7 marsit ishte i tmershëm » Ai është kundërshtuar nga kryeministri hungarez Orban që ka ngritur pikpyetjen se sa refugjatë mund të tërheqë Europa. Ai ka ngritur rezervat e presidentit qipriot, një pjesë të vendit të të cilit Turqia e mban ende të pushtuar. Ai ka hasur në kërkesat e Italisë, Belgjikës dhe Luksemburgut për të qenë më të ashpër ndaj shkeljes së lirisë së shtypit në Turqi.

Por pavarësisht nga këto Turqia duket sikur ka dalë fituese përballë Europës. Eshtë ajo që po vendos kushtet. Ajo ka kërkuar rigjallërimin e bisedimeve për pranim në BE të ngrira që prej vitit 2010, liberalizim më të madh vizash dhe 3 miliard euro plus, përpos atyre 3 miliardëve të tjera të premtuara në nëntor.

Gazeta Le monde arrin në përfundimin : « Ajo që u thye në natën e 6 marsi është besimi që europianët kishin te Anxhela Merkel dhe në metodat e saj pragmatike ». (Lapsi.al)

Leave a Reply

Back to top button