Enciklopedike

Eksperimente të fshehtë me njeriun

Mendoni se eksperimentet i përkasin një laboratori? Një herë e një kohë, ndoshta. Këto kohë, jetët tona janë shndërruar në një terren testimi, dhe miliona njerëz janë shndërruar në kavie – edhe pa e kuptuar madje

Screen Shot 2015-03-03 at 18.06.38Imagjinoni një botë ku shkencëtarë të këqinj bashkojnë forcat me qeveritë, me qëllim që të kontrollojnë popullsinë. Tingëllon si një makth në një të ardhme antiutopike – por po ndodh pikërisht tani. “ëirksam Regieren” – ose “Qeverisja e efektshme” është emri i përdorur nga një grup zyrtarësh të lartë dhe shkencëtarësh që janë takuar prej muajsh me qeverinë gjermane. Nuk po diskutojnë ligje të rinj. Ata duan të kontrollojnë popullsinë e Gjermanisë me shumë më tepër efektshmëri se cdo zyrtar tjetër. Për këtë arsye qeveria i ka ndezur dritën jeshile një lloji krejt të ri eksperimenti – laboratori është Gjermania, dhe 82 milionë njerëz po përdoren si kavie.

“Njerëzit nuk janë shumë të zotë në marrjen e vendimeve që kanë ndjeshmëri të lartë”, shpjegon psikologu dhe fituesi i Cmimit Nobel, Daniel Kahneman. Rregullat dhe ligjen kanë prirjen që të nxisin kundërshtimin – dhe në fakt janë shumë të kushtueshëm. Grupi i projektit Qeverisja e Efektshme, që nga disa njihet si njësia trushpëlarëse e qeverisë gjermane, dëshiron ta anashkalojë këtë. Ashtu si në një laborator, ka lloje të ndryshëm eksperimentesh që studiuesit mund t’i përdorin për të përditësuar konceptet e vjetër dhe provojnë ide të reja: cfarë funksionon, cfarë nuk funksionon? Ky koncept quhet “shtytje e lehtë” dhe është shpikur prej profesorëve amerikanë Richard Thaler dhe Cass Sunstein, të cilët të dy punojnë për qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA. Në praktikë, marifetet e tyre mund të jenë tejet të thjeshtë: për shembull, “Inland Revenue” në Britaninë e Madhe shpesh herë organizon fushata reklamash për evazionin fiskal, të cilat fokusohen në fajin dhe frikën “e asaj që do të thonin fqinjët”.

Ata luajnë edhe me të pandërgjegjshmen: shtimi i një fjalie tek deklarata fiskale “Unë premtoj se informacioni që vijon është i saktë, për aq sa dijeni unë kam” besohet se i sjell Thesarit britanik një shtesë prej afro 400 milionë dollarës cdo vit.

Kjo mund të tingëllojë e padëmshme. Por në realitet, “shtytësit” qeveritarë janë duke shkelur atje ku nuk duhet: “Sjellja e njerëzve po kontrollohet, ndërkohë që ata nuk po e vënë re”, thotë Jan Schnellenbach, një ekspert i teorisë së zgjdhjes së sjelljes. Nëse njerëzit do e dinin atë që ndodh nën hundën e tyre, atëherë qeveria do e kishte shumë më të vështirë që të operonte.

Por suksesi u jep “shtytësve” autoritet – dhe hap dyert për edhe më shumë ‘shtytje” të qytetarëve. Po ku duhet filluar? Të gjithë ne kontribuojmë, në cdo orë të ditës. Jetët tona janë kthyer në një laborator gjigand eksperimentesh kohë më parë: “Për pjesën më të madhe të historisë, shkencëtarët kanë patur një grup të vogël testimi për të punuar. Ndërsa sot, studiuesit mund të nxjerrin sasi të mëdha të dhënash, në mënyrë të kollajtë, prej jetëve tona të përditshme”, shpjegon Gillian Tett, një eksperte e antropologjisë. Në ndërkohë, njerëzit shndërrohen në variabla; laboratori vëzhgon sjelljet e tyre. “Fizika sociale” e ka pagëzuar këtë lloj të ri shkence Alex Pentland, i Massachusetts Institute of Technology. “Për ta parë se si gjërat funksionojnë në realitet, ne duhet të krijojmë laboratorë të gjallë”, thotë ai. /W.o.K/

Ditët në vijim, në Bota.al do të lexoni për një seri laboratorësh të tillë…

Leave a Reply

Back to top button