Shkence

Eksperimenti me fëmijët që mori emrin “Studimi monstruoz”

monster study

Studimi i Monstrës ishte një eksperiment me belbëzimin, apo mbajtjen e gojës, që u krye me 22 fëmijë jetimë në Davenport të Ajouas në vitin 1939, i kryer nga Uendell Johnson në Universitetin e Ajouas. Johnsoni zgjodhi një prej studentëve të tij të diplomimit, Meri Tudor, që të kryente eksperimenti dhe ai vetë mbikëqyri kërkimin e saj. Pasi vuri fëmijët në grupe eksperimentalë kontrolli, Tudor u bëri terapi pozitive të të folurit gjysmës së fëmijëve, duke vlerësuar shumë rrjedhshmërinë e të folurit të tyre, dhe terapi negative gjysmës tjetër, duke i kritikuar fëmijët për cdo pasaktësi në të folur dhe duke u thënë që janë thjeshtë gagaçë.

Shumë prej fëmijëve jetimë që flisnin normalisht që morën terapi negative në eksperiment vuajtën efekte psikologjikë negativë dhe disa patën probleme me të folurit përgjatë të gjithë jetës së tyre. I pagëzuar me emrin “Studimi monstruoz” nga kolegët e Johnson që ishin të tmerruar nga fakti që ai mund të eksperimentonte me fëmijë jetimë për të vërtetuar një teori, eksperimenti u mbajt i fshehtë nga frika se mos reputacioni i Johnsonit do të pësonte një dëm të madh, sidomos pas eksperimenteve me njerëzit që u kryen nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Universiteti i Ajouas kërkoii falje publike për Studimin Monstruoz në vitin 2001.

Leave a Reply

Back to top button