Ekzekutimi i Khameneit: Si e realizoi SHBA vrasjen e shekullit

Ekzekutimi i Khameneit

I fshehur thellë në bunkerin e tij, Khamenei nuk priste një sulm të guximshëm, në mes të ditës, në zemër të pushtetit të tij. Ekzekutimi i Khameneit ishte i papritur…

Për një moment të shkurtër vitin e kaluar, jeta e Ali Khameneit qëndronte në fije të perit. Zyrtarët izraelitë patën një mundësi të përkohshme për ta vrarë Ajatollahun gjatë luftës 12-ditore me Iranin. Në fund, Donald Trump i ndaloi dhe detyroi Iranin dhe Izraelin të arrinin një armëpushim të brishtë.

Tetë muaj më vonë, ndërsa negociatat për të frenuar programet bërthamore dhe raketore të Iranit ngecën, presidenti amerikan humbi durimin, dhe Khameneit i mbaroi koha.

Lexo edhe: 1979–2026: Ngjitja dhe rënia e një regjimi

Media shtetërore iraniane konfirmoi se Khamenei u vra në një sulm gjatë një mbledhjeje, së bashku me të paktën pesë figura të tjera të larta të regjimit në qendër të Teheranit, të shtunën në mëngjes, kur forcat izraelite hodhën dhjetëra bomba mbi kompleksin e tij.

Ekzekutimi i Khameneit, prerja e “kokës së gjarpërit”

Sulme të njëkohshme ndodhën në të paktën dy vende të tjera në qytet, në një përpjekje për “t’i prerë kokën gjarprit”. Pamje të verifikuara tregojnë re të dendura tymi që ngrihen mbi Teheran nga rrënojat e zyrës dhe kompleksit të Khameneit, aq të trasha sa bllokonin diellin.

Imazhet satelitore tregojnë se një pjesë e madhe e ndërtesës u kthye në gërmadha, nga ku trupi i Liderit Suprem, i shpuar nga copëza predhash, u nxorr jashtë.

Thuhet se si Trumpit ashtu edhe Benjamin Netanyahut, kryeministri i Izraelit, iu treguan fotografi të trupit të tij. Khamenei ishte bërë gjithnjë e më i tërhequr që prej tentativës së mëparshme për ta vrarë vitin e kaluar. Edhe postimet e tij në rrjetet sociale ishin bërë të rralla.

Bunkeri në kompleksin e tij ndodhej aq thellë, sa thuhej se ashensori zbriste për më shumë se pesë minuta për të arritur në të. Mundësitë për ta goditur kanë qenë të rralla, por armiqve të tij u duhej vetëm një rast. Izraeli dhe SHBA u detyruan të përshpejtonin planet kur panë mundësinë për të “dekapituar” regjimin iranian.

Lexo edhe: 444 ditët që tronditën botën! Kriza e pengjeve amerikane në Teheran

Në retrospektivë, duket naive që figurat kryesore të regjimit të përqendroheshin në vetëm disa vende, sidomos kur SHBA kishte grumbulluar forcën më të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme që nga Lufta e Irakut.

Ata nuk prisnin një sulm rreth orës 8:10 të mëngjesit sipas orës lokale. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes e përshkroi si një “sulm masiv, jashtëzakonisht të guximshëm në mes të ditës”, që “goditi direkt liderët e lartë”.

Regjimi u kap në befasi “të shtunën në mëngjes gjatë Ramazanit dhe në Shabat, në mes të ditës”, tha zyrtari për Fox News.

Shabati është dita hebraike e pushimit, gjë që e bënte të pamundur një veprim nga ana izraelite. Ndërkohë, myslimanët praktikues kishin agjëruar prej më shumë se një jave nga agimi deri në perëndim të diellit gjatë Ramazanit.

Nxitimi për të sulmuar

Si rezultat, sipas zyrtarit, u mor një “vendim i qëllimshëm për të përshpejtuar sulmi” e sulmit. Izraeli thuhet se kishte mbështetje edhe nga një partner i papritur, Arabia Saudite.

Mohammed bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, bëri disa telefonata private me Trumpin gjatë muajit të fundit, duke shtyrë për një sulm amerikan, sipas The Washington Post. Megjithëse publikisht mbështeste një zgjidhje diplomatike, në bisedime me SHBA ai thuhet se paralajmëroi se Irani do të bëhej më i fortë dhe më i rrezikshëm nëse Uashingtoni nuk vepronte menjëherë.

Ky qëndrim u përforcua nga vëllai i tij, Khalid bin Salman, ministri saudit i Mbrojtjes, i cili paralajmëroi zyrtarët amerikanë për rreziqet e mosveprimit.

Ndërkohë, CIA kishte ndjekur Ajatollahun për muaj të tërë, duke mësuar lëvizjet dhe rutinën e tij. Agjencia amerikane mësoi për mbledhjen e së shtunës dhe, më e rëndësishmja, se Khamenei do të ishte i pranishëm. Informacioni iu kalua Izraelit. Mbi këtë bazë, SHBA dhe Izraeli bashkërenduan kohën e sulmit dhe goditën të shtunën në mëngjes, në mes të ditës.

Fillimisht, udhëheqja iraniane pretendoi se Ajatollahu ishte zhvendosur i sigurt jashtë Teheranit. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi tha se ai ishte ende gjallë, “me aq sa di unë”.

Por nuk ishte kështu. Khamenei I kishte mbijetuar një atentati me bombë në vitin 1981, që i paralizoi krahun e djathtë. Tani, fati nuk ishte më në anën e tij.

Media shtetërore iraniane pranoi vdekjen e tij vetëm në orët e para të së dielës sipas orës lokale. Para kësaj, ndërsa qarkullonin thashetheme për fatin e tij, ishte Trumpi ai që konfirmoi vdekjen dhe e përshkroi si “një nga njerëzit më të këqij në histori”.

“Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe njerëzit nga shumë vende të botës që janë vrarë apo gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e etur për gjak,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Lexo edhe: Irani dhe basti i madh amerikan

Saktësisht se cilave sisteme gjurmimi iu referua Trumpi mbetet e paqartë. Disa spekulojnë se mund të ketë pasur një spiun brenda rrethit të ngushtë të Ajatollahut.

SHBA ka një “gamë të gjerë kapacitetesh inteligjence, survejimi dhe zbulimi” që mund të jenë përdorur për ta gjurmuar, përfshirë survejimin ajror dhe hapësinor, inteligjencën elektronike, përgjimet e komunikimeve dhe burimet njerëzore.

Izraeli gjithashtu përdori sulme kibernetike për të goditur regjimin. Një aplikacion i njohur lutjesh myslimane u hakerua për të nxitur dezertime në ushtri. Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Iranit u manipulua për të publikuar lajme për “goditjen shkatërruese”.

Betimi për hakmarrje

Ndërkohë, ndihmësi i tij i lartë Ali Larijani u zotua për hakmarrje: “Do t’i bëjmë kriminelët sionistë dhe amerikanët e paturp të pendohen për veprimet e tyre.”

Vdekja e 86-vjeçarit ishte një goditje e rëndë për regjimin. Ai ishte vetëm Lideri i dytë Suprem i Iranit, pasi mori pushtetin dhjetë vjet pas rrëzimit të Shahut në 1979.

Pyetja tani është: çfarë ndodh pas Khameneit?

Para vdekjes së tij, CIA vlerësonte se ai mund të zëvendësohej nga figura të forta të Gardës Revolucionare. Të tjerë mendojnë se Garda nuk do të ishte po aq besnike ndaj pasardhësve të tij, duke krijuar çarje që SHBA mund t’i shfrytëzojë.

Trumpi i ka bërë thirrje popullit iranian të ngrihet dhe të përfitojë nga vakuumi i pushtetit, duke paralajmëruar se mund të jetë shansi i vetëm për breza të tërë.

Sido që të jetë, Irani është i tronditur. Ali Khamenei ishte vetëm Lideri i dytë Suprem i tij. Ndoshta ai do të jetë i fundit. / The Telegraph – Bota.al

Back to top button