Motivuese

Ekzistenca e Zotit në fjalët e shkëlqyera të një shkrimtari hungarez

Dy fëmijë diskutojnë në barkun e nënës se si mund të jetë jeta pas lindjes, dhe nëse ajo ekziston vërtet, apo është pak a shumë si e imagjinojmë vdekjen. Në këtë mënyrë e ka shpjeguar një shkrimtar hungarez ekzistencën e Zotit.

Në barkun e një nëne ishin dy fëmijë. Njëri pyeti tjetrin:

A beson në jetën pas lindjes?

Tjetri u përgjigj: “Është e qartë se duhet të ketë diçka pas lindjes. Ndoshta ne jemi këtu për të përgatitur veten për atë që do të vijë më vonë”.

Kjo që thua nuk ka kuptim. Nuk ka jetë pas lindjes. E çfarë lloj jete do të ishte ajo?”– ia priti i pari.

I dyti tha: “Nuk e di, por do të ketë më shumë dritë se këtu. Ndoshta do të jemi në gjendje të ecim me këmbët tona dhe të hamë me gojën tonë. Ndoshta do të kemi shqisa të tjera që nuk mund ti kuptojmë tani.

I pari ndërhyri sërish: “Por kjo që thua është absurde. Ecja është e pamundur. Dhe pastaj të hamë me gojë!? Qesharake! Kordoni i kërthizës na siguron ushqimin dhe gjithçka që na nevojitet. Kordoni i kërthizës është shumë i shkurtër. Ndaj nuk besoj se ka jetë pas lindjes!”.

Por fëmija i dytë këmbënguli në të tijën: Epo, unë besoj se ka diçka atje jashtë, dhe ndoshta është ndryshe nga ajo që është këtu brenda. Ndoshta njerëzit nuk do të kenë më nevojë për këtë kordon.

I pari e kundërshtoi: “Mos thuaj marrëzira. Përveç kësaj, nëse ka vërtetë jetë pas lindjes, atëherë pse asnjë nuk është kthyer nga atje? Lindja e fëmijës është fundi i jetës, dhe pas saj nuk ka gjë tjetër veç errësirës, ​​heshtjes dhe harresës. Ajo nuk do të na çojë askund”.

Unë nuk e di këtë – tha i dyti – por me siguri që atje jashtë do ta gjejmë mamin dhe ajo do të kujdeset për ne.

I pari e pyeti: “A beson vërtet tek mami? Kjo është qesharake. Nëse mami është atje, atëherë ku është ajo tani?”.

I dyti iu përgjigj: “Ajo është rreth nesh. Ne jemi të rrethuar nga ajo. Ne jemi brenda saj. Ne jetojmë për të. Pa të kjo botë nuk do të ekzistonte.

I pari ia priti: Ndoshta, por unë s’mund ta shoh atë. Prandaj, është logjike që ajo nuk ekziston.

Por fëmija i dytë u kundërpërgjigj: Ndonjëherë, kur hesht, nëse përqendrohesh dhe dëgjon vërtet, mund ta vësh re praninë e saj dhe të dëgjosh zërin e saj nga atje lart.

Back to top button