Histori

ELISABETA 1 / Mbretëresha virgjëreshë, që udhëhoqi një epokë të artë

Screen Shot 2015-12-19 at 7.26.37 PM

Ajo njihej me shumë emra – Mbretëresha Virgjëreshë, Mbretëresha e Mirë Bess, Gloriana – dhe trashëgimitë e Mbretëreshës Elisabetë I janë të shumta, por nga të gjitha mënyrat se si ajo e ndryshoi botën, ka një episod në jetën e saj, që spikat. Ishte vera e vitit 1588, dhe pasi ishte zemëruar nga kunata e tij “heretike” dhe “ilegjitime” Elisabeta I, sundimtari protestant që trashëgoi mbretërinë e Anglisë pas vdekjes së gruas së tij, Mary I, mbreti Katolik i Spanjës Gilipi II pushtoi Anglinë me një flotë të madhe prej 22 anijesh dhe më shumë se njëqind anijesh tregtare të armatosura.

Sulmi i Armatës Spanjolle shënoi fillimin e një lufte jozyrtare mes Anglisë dhe Spanjës, e cila kish kohë që ziente. Duke cliruar Anglinë nga Kisha Katolike, që i ishte riimponuar prej Filipit II dhe mbretëreshës së tij të ndjerë, Elisabeta I kishte ringjallur jo vetëm protestantizmin që sundimtarët spanjollë donin ta shtypnin, por ajo kishte vazhduar edhe më tej, duke formalizuar marrëveshje me rebelët protestantë në Holandë. Për një mbret që donte të eleminonte të gjithë gjurmët e sulmit të Henry VIII ndaj katolicizmit, ishte poshtëruese të shihte bijën e tij, Elisabetën, teksa konsolidonte pushtetin e protestantëve në Europë.

Ndërkohë, pionierë që jetuan nën mbretërimin e saj, si Sir Francis Drake, por ndërmerrnin ekspedita eksplorimi, duke u bërë në ndërkohë edhe armiq të spanjollëve. Thuhej se Filipi II kishte vënë një çmim prej 20 000 dukatësh (afro 6.5 milionë dollarë) për kokën e Drake, për shkak të piraterisë së tij në dëm të anijeve spanjolle. Armiqësia e spanjollëve kish mbërritur në një pikë pa kthim, ndërkohë që Elisabeta I po ndërtonte fillimet e asaj që më vonë do të bëhej Perandoria Britanike, e gjithë kjo, ndërkohë që mbështeste artistë, mendimtarë dhe shkrimtarë si Uilliam Shakespeare dhe Christopher Marloue në vend, si dhe duke udhëhequr në një epokë të artë artesh dhe shkencash.

Tejet inteligjente dhe e mirëarsimuar, Elisabeta I rrethohej me njerëz të cilëve mund t’u besonte dhe ndërtoi marrëdhënie të forta me popullin e saj, që ushqeu një ndjenjë solidariteti. Ndërkohë që Kisha po përçahej në Europë dhe monarkët luftonin për pushtet, Elisabeta I mbështeti protestantizmin ndërkohë që vazhdonte të nderonte katolikët anglezë duke ruajtur disa prej praktikave të tyre. Ajo i dha një sens identiteti Anglisë, duke i paraprirë dominimit të saj global.

Dhe në 18 gusht 1588, afro një javë pasi marina e saj mundi armatën spanjolle në betejën e Gravelines, duke e ndjekur deri në brigjet skoceze, Elisabeta I mbajti një prej fjalimeve më të famshëm para trupave në Tilbury, një forcë prej 4000 burrash që po qëndronin gati të mbronin Tamizin kundër përpjekjeve për të marrë Londrën. Ajo premtoi që të merrte vetë armët kundër cilitdo princ të Europës, dhe deklaroi: “E di që kam trupin e një gruaje të brishtë e të dobët, por unë kam zemrën dhe stomakun e një Mbreti”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button