Shkence

Elon Musk nxori në shitje një flakëhedhëse me një mesazh të çuditshëm

“Kur të ketë një apokalips të zombive, do të gëzohesh që e ke një të tillë.”

Manjati jugafrikan Elon Musk, pronar i një sipërmarrje ironikisht të quajtur Boring  Company,  publikoi në llogarinë e tij në Instagram dy video në të cilat tregohet një produkt, i përmendur kohë më parë, një flakëhedhëse. Musk e provoi para kamerës sikur të ishte lodër, gjithashtu rekomandoi të mos e përdorin në shtëpi. “Dua të jem i qartë se një flakëhedhëse është një ide e tmerrshme. Përfundimisht mos blini një të tillë, vetëm nëse ju pëlqen dëfrimi,”- shkruan Musk. Gjithçka filloi si një shaka e Boring Company, por që në fund manjatit i rezultoi serioze.

Në llogarinë e tij në Twitter e përshkruan si mbrojtëse kundër zombive që është gati të tregtohet.  “Përshendet mikun tim të vogël,”- shkruan në një foto të prototipit duke përdoruar frazën e filmit “Scarface” Çmimi fillestar ka një vlerë prej 500 dollarësh. Musk ka si objektiv të marrë 20 mijë porosi, objektiv që u arrit në pak orë. Në fillim do të dalë në shitje në prill dhe sipas legjislacionit amerikan është plotësisht i sigurt dhe Musk ofron për një çmim prej 30 dollarësh një zjarrfikëse me të njëjtën logo. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button