Bota

Email-at e mallkuar

 

  • Mundet që drejtori i FBI-së veproi me budallallëk, kur vendosi të shpallë, kaq pranë ditës së zgjedhjeve, qëllimin e tij për të bërë kërkime të mëtejshme në provat e gjetura rishtaz, për shkelje të mundshme të një kandidateje për presidente. Por a ishte më budallallëk, se sa vendimi i prokurores së përgjithshme, pak muaj më herët, për t’u takuar me bashkëshortin e kandidates (dhe ish presidentin e SHBA), vetëm pak ditë përpara se t’i duhej të shpallte nëse do ta ndiqte penalisht kandidaten? Apo, a ishte më budallallëk se sa vendimi fillestar i kandidates për të bërë punë të nivelit të lartë të Departamentit të Shtetit, në një server të pasigurtë në shtëpinë e saj private
  • Por, siç është mjaft mirë e vetëdijshme Amerika, Trumpi nuk është një republikan standart, i moderuar, postReaganian. Ai është një rrezik ndaj demokracisë amerikane – një demagog që nuk di asgjë, që nuk ka nxjerrë të dhënat e tij për taksat, që mburret se sulmon gratë, që ka ftuar Vladimir Putinin të fusë hundën të zgjedhjet presidenciale, ndërkohë që thotë, pa patur asnjë bazë, se zgjedhjet do të manipulohen “kundër tij”

screen-shot-2016-11-01-at-08-59-10

Nga Damon Linker

Ngjarjet e tre ditëve të fundit do të kishin qenë komike, nëse steka nuk do të ishte kaq lart.

Një garë presidenciale e destabilizuar nga rinovimi, prejt drejtorit të FBI-së, i një hetimi ndaj kandidates demokrate, vetëm 11 ditë para zgjedhjeve, për shkak të provave të reja të gjetura në kompjuterin e ish bashkëshortit të ndihmëses kryesore të kandidates, një ish kongresmen i pacipë, që edhe vetë po hetohet për shkëmbim mesazhesh me përmbajtje seksuale me një vajzë 15 vjeçe. Tingëllon më pak reale, edhe se “House of Cards”.

Por ky është viti kur realiteti politik zbriti në thellësitë më të mëdha të “pulp fiction”-it. Dhe me sa duket, askush në jetën publike amerikane, nuk mundet t’i shpëtojë …

[real3dflipbook id=”1358″]

Leave a Reply

Back to top button