Zodiak MeB

Emocionuese dita e Demit, Luani pesimist, vjen kthesa e Virgjëreshës. Horoskopi sot, 11 mars 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite do keni më shumë besim se gjërat do jenë më mirë në të ardhmen dhe do përçoni kudo gëzim. Ju që keni një lidhje do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë disa mosmarrëveshje të së shkuarës. Edhe pse duhet ta kishit bërë më parë, sërish nuk është vonë. Ju beqarët duhet të jeni realistë dhe nuk duhet të nxitoheni për asgjë. Sektori profesional do njohë ndryshime të jashtëzakonshme. Tregohuni më kurajozë dhe guxoni për çdo gjë. Do arrini rezultate të mira dhe do ndiheni më krenarë për veten. Buxhetin do dini si ta organizoni në çdo moment dhe gjendja do vazhdojë të jetë e mirë. Mund të ndihmoni pak edhe familjarët.

Demi

Falë planetëve Mars dhe Saturn sot do keni një ditë shumë më të qëndrueshme dhe emocionuese. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë qetësia. Do ndiheni mirë pranë partnerit edhe pse në të vërtetë nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme apo ndryshe nga ditët e tjera. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm sepse jo të gjithë ju duan të mirën dhe disa mund të tentojnë t’iu shtyjnë drejt personave negative. Sipas Dritare.net, në punë do keni gjithë kohës mbështetjen e kolegëve dhe shefave dhe do i hidhni të sigurta hapat. Financat do jenë shumë të mira. Kryejini pa frikë shpenzimet e menduara.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do flisni shpejt dhe fuqishëm kështu që do tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Do dini edhe si të imponoheni lehtësisht. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft euforike. Do jeni në një mendje me partnerin dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do keni mundësi për aventura të njëpasnjëshme, por do jetë në dorën tuaj nëse do doni të përfitoni apo jo. Në punë ka rrezik që në mëngjes situata të jetë paksa e trazuar, por me kalimin e orëve çdo gjë do mund të qartësohet. Sektori i financave do jetë disi i mjegullt. Tregohuni të kursyer me shpenzimet.

Gaforrja

Gjatë ditës së sotme do jeni më të ndjeshëm, por nga ana tjetër do i hidhni hapat me shumë bindje. Përdoreni sa më shumë intuitën për të bërë zgjedhje. Ju të dashuruarit do jeni të kujdesshëm dhe pavarësisht rrethanave në të cilat do ndodheni, do mundoheni të mos e lini pas dore partnerin. Ju beqarët nuk do jeni ende të qartë për ndryshimet në jetën sentimentale dhe do stepeni të hidhni hapa. Në punë shefat nuk do tregohen strikë dhe ju do i realizoni të gjitha objektivat që keni pasur. Gjithçka do jetë më e thjeshtë. Financat do lenë shumë për të dëshiruar. Shmangni me çdo kusht investimet e pamenduara mirë nëse nuk doni të vuani gjatë.

Luani

Sado që të mundoheni të bëni ndryshime sot nuk do ja arrini dot. Shumicën e kohës do ju pushtojë pesimizmi. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutine. Herë pas here mundet edhe të mërziteni dhe të mendoni të largoheni nga gjithçka. Ju beqarëve do iu pëlqejnë disa persona, por nuk do jeni ende gati të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në punë do din i ta ruani gjithë kohës vetëkontrollin dhe do keni plot arritje. Sot do krijoni terrenin e përshtatshëm që e nesërmja të jetë edhe më e veçantë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja do mbetet e qëndrueshme edhe pse nuk do i bëni me kujdes llogaritë para se të shpenzoni.

Virgjëresha

Pas gjithë përpjekjeve që keni bërë së fundmi për të kthyer ekuilibrin, më në fund do ja dilni mbanë. Për ju të dashuruarit më në fund do rikthehet qetësia që keni pritur. Do ndiheni mirë dhe do mund të flisni hapur për çdo gjë me partnerin. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo gjë vetëm që të mos mbeteni më me të njëjtin status. Planetët, por edhe miqtë e ngushtë do iu ndihmojnë mjaft. Në punë dëgjojini këshillat e kolegëve dhe mos veproni sipas mendjes tuaj. Buxhetin duhet ta keni më tepër kujdes. Kryeni njëherë shpenzimet e nevojshme dhe më pas nëse ju mbeten para bëni ndonjë investim.

Peshorja

Nëse nuk merrni në dorë frenat e jetës gjërat kanë për të ecur shumë keq për ju. Planetët do i keni të gjithë kundër. Për ju të dashuruarit do jetë ditë mjaft e tensionuar kjo e sotmja. Do e ngrini zërin më shumë sesa duhet dhe situata do ju marrë tatëpjetën. Ju beqarëve nuk do ju krijohen mundësi për lidhje serioze, por nuk do mungojnë rastet për të filluar aventura kalimtare. Jeta profesionale do kalojë peripeci. Nëse nuk tregoheni të logjikshëm dhe nuk mendoni për të ardhmen do keni vetëm humbje. Sipas Dritare.net, financat do vazhdojnë të mbeten njësoj. Mundohuni që çdo shpenzim ta kryeni të mirëmenduar në mënyrë që mos keni probleme.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do merrni vendime shumë të rëndësishme si në planin profesional ashtu edhe në atë personal. Të afërmit do ju ndihmojnë si me këshilla ashtu edhe me mbështetje fizike. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e bukur. Keni për t’u ndier mirë në çdo moment dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe do arrini ta bëni për vete princin tuaj të kaltër. Në punë ambienti do jetë më i ndriçuar dhe çdo plan io bërë do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu që nuk do keni për çfarë te ankoheni. Do ju dalin të ardhurat për të kryer të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme do jeni shumë të ngarkuar moralisht dhe do dorëzoheni lehtësisht. Vështirësitë për ju do jenë të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë tejet e trazuar. Do kapeni edhe pas detajeve të vogla dhe mund të debatoni ashpër me partnerin. Ju beqarët pa u lodhur fare do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Gjithçka do marrë një pamje tjetër sot. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për të gjitha hapat që duhet të hidhni, por sot do ju mungojë guximi. Pas disa kohësh mund të vijnë mundësitë e mira. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm për aq kohë sa ju të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Priten dite pozitive edhe në vazhdim.

Bricjapi

Çdo gjë do varet nga sjellja juaj sot. Po nuk u treguat të kujdesshëm keni për t’u futur në probleme shumë serioze. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni shumë kujdes me xhelozinë sepse situata mund t’iu dalë menjëherë jashtë kontrollit. Duhet të keni më tepër besim tek ai që keni në krah. Ju beqarët do jeni me fat në dashuri dhe do filloni një lidhje serioze ashtu si nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë. Në punë mos kërkoni një post të ri pa e merituar sepse do bëni shumë armiq dhe e ardhmja ka për të qenë shumë e vështirë. Tregohuni më largpamës. Me shpenzimet ka rrezik të jeni impulsivë dhe do bëni gabime të pafalshme.

Ujori

Dita e sotme jo vetëm që nuk do jetë negative, por në shumë momente mund të përjetoni edhe emocione të forta. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj në çift do jetë shumë më e qetë nga me parë. Kësaj here do jeni të dy optimistë dhe pozitive, prandaj çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Ju beqarët do gjendeni përballë zgjedhjeve të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në punë do i keni alergji rolet e vogla dhe do doni të jeni përherë në paravijë. Me pak maturi mund t’i fitoni pozicionet e kërkuara. Në planin financiar do ketë goxha tronditje. Kujdes me çdo hap sepse keni për të pasur probleme serioze më vonë.

Peshqit

Herë pas here do meditoni sot dhe mund të gjeni edhe zgjidhje për disa probleme të vogla që keni pasur. Për ju të dashuruarit, Mërkuri do jetë planeti që do ndikojë më tepër në jetën tuaj dhe do ju bëjë të ndiheni më së miri. Do e keni më të lehtë për t’i shprehur ndjenjat. Ju beqarët nuk do keni një ditë pozitive dhe mund të mërziten në disa momente. Në punë do jeni të ngathët dhe mund të merrni edhe kritika nga shefat. Mundohuni të ndryshoni sa më parë sjellje sepse keni për të pasur probleme më pas. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilentë sepse po filluan problemet nuk do dini nga t’ia mbani më pas. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button