Shkence

Endrrat hapësinore: 5 projekte futuristë që i sollën para NASA-s

Jacob Aaron

NASA është duke ëndërruar për oqeane metani dhe rrjete asteroidësh. Cdo vit, agjencia hapësinore kërkon paraqitjen e ideve për teknologjinë hapësinore, që mund të rezultojnë të dobishme për dekadat e ardhshme. Ja pesë prej 12 projekteve që janë zgjedhur prej programit të NASA-s, Innovative Advanced Concepts (NIAC). Secili projekt do të marrë 100 000 dollarë për zhvillim të mëtejshëm, plus mundësine për 500 mijë dollarë të tjerë.

1. oqeanet e metanit

  1. Oqeanet e metanit: Një nëndetëse robotike mund të eksplorojë oqeanet e metanit në hënën gjigande të Saturnit. Eshtë i vetmi vend në sistemin Diellor, përvec Tokës, që njihet se ka trupa të mëdhenj të lëngshëm në sipërfaqen e tij.

2. rrjeta per asteroide

  1. Rrjeta për asteroidë. Ky satelit shumë i vogël mund të mbartë një rrjetë për të kapur një asteroid apo copëra trupash në hapësirë, si dhe mund të përdorë një shtytës për ta zhvendosur nga një kurs i mundshëm përplasjeje.

3. teleskopi

  1. Teleskopi dhe “lidhësja e këpucës”: Një disk shumë i madh i vendosur në vijën e shikimit të një teleskopi mund të përmirësojë shumë rezolucionin e tij, falë efekteve të difraksionit. Disku mund të rrisë shumë fuqinë e një teleskopi me kosto të ulët, duke krijuar kështu një sistem 1000 herë më të fuqishëm se sa Hubble Space Telescope.

4. avioni robot balone

  1. Avioni robot në balonë: Një tjetër plan për Titanin përfshin një avion të telekomanduar që vendoset në një balonë me ajër të nxehtë për të bërë fotografi të sipërfaqes së hënës si dhe për të mbledhur mostra gurësh. Më pas ai do të rikthehej në balonë për t’u rikarikuar dhe dërguar të dhënat në tokë për analiza të mëtejshme.

5. loja e numrave

  1. Loja e numrave: Shumë sonda të vogla hapësinore mund të përshpejtojnë eksplorimin duke lejuar që një mision i vetëm të kryejë një studim sa më të gjerë, ndërkohë që grumbullon edhe të dhëna nga vendndodhje specifike. Një satelit i vogël në orbitë do të hartëzonte sipërfaqen përsëlargu dhe më pas do të dërgonte këto sonda të vogla për të ekzaminuar sipërfaqen në ato vende që paraqesin interest të vecantë. New scientist

Leave a Reply

Back to top button