Shkence

Ëndrrat e Ajshtajnit mbi relativitetin

Kur Albert Ajnshtajni ishte adoleshent, paa një ëndërr shumë të gjallë, e cila do të ndikonte gjatë rrjedhës së jetës së tij. Ajnshtajni e përshkruan kështu ëndrrën e tij (e përjetuar rreth viteve 1890-1895):”Isha duke rrëshqitur natën me slitë bashkë me miqtë e mi. Fillova të rrëshqas poshtë një kodre, por slita ime filloi të ecte gjithnjë e më shpejt. Po ecja aq shpejt sa që e kuptova se isha duke iu afruar shpejtësisë së dritës.

Në atë pikë pashë yjet. Ato kishin ngjyra që nuk i kishta parë kurrë më parë. U mbusha me një ndjenjë mahnitjeje. E kuptova se në një fare mënyrë isha duke kërkuar kuptimin më të rëndësishëm në jetën time”. Ëndrra qe një frymëzim për atë që do të bëhej më vonë  Teoria e Relativitetit. Ajnshtajni thotë se e gjithë karriera e tij shkencore, qe një meditim mbi këtë ëndërr. Por a mund të ketë qenë më shumë një vizion paralajmërues, se sa thjesht një ëndërr?

Leave a Reply

Back to top button