Bota

Endrrat  otomane të Turqisë

screen-shot-2016-10-25-at-19-06-57

Javët e fundit, një konflikt mes Ankarasë dhe Bagdadit për rolin e Turqisë në çlirimin e Mosulit, ka precipituar në një shpërthim të irredentizmit turk. Në dy raste, presidenti Erdogan ka kritikuar Traktatin e Lozanës, i cili krijoi kufijtë e Turqisë së sotme. Erdogani ka folur edhe për interesat e pakicave turke, që jetojnë përtej atyre kufijve, si dhe pretendimet historike për qytetin iraken të Mosulit, pranë të cilit Turqia ka një bazë ushtarake, shkruan Nik Denforth në Foreign Policy.

Në të njëjtën kohë, mediat turke kanë shfaqur një interes për një seri hartash të Turqisë, me kufij të rinj dhe të përmirësuar.

Sigurisht, nuk pritet që së afërmi Turqia të pushtojë Irakun. Por ky kombinim i kartografisë irrendentiste dhe retorikës, hedh më shumë dritë mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Ankarasë. Sidomos hartat flasin shumë për vazhdimësinë e rëndësisë që ka nacionalizmi turk, një element i kahershëm në shtetin e Turqisë. Megjithatë, nëse e kaluara shërben si mësim, shkruan Denforth, ndërhyrjet ushtarake dhe retorika e konfrontimit që frymëzohen prej këtij nacionalizmi, mund ta përkeqësojnë sigurinë dhe pozicionin rajonal të vendit.

Arsyetimeve specifike etnike, sektare dhe historike, që Erdogani ka ofruar për interesin e Turqisë në Mosul, presidenti i ka shtuar edhe një argument shtesë: SHBA dhe Rusia vazhdojnë të luajnë një rol të tepruar në rajon, pavarësisht se atyre u mungojnë këto lloj lidhjesh me të. Erdogani theksonte se si disa vende i thonë Turqisë, që ndan një kufi 220 milje me Irakun, që të qëndrojë jashtë. E pavarësisht se s’kanë lidhje historike, po këta vende “venë e vijnë”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button