Horizonti.al

Enigma e mumjeve të gjetura në Kinë

Screen Shot 2015-11-27 at 22.05.28

Në vitin 1985, arkeologët zbuluan në Taklamakan, në shkretëtirën e Kinës, në rajoni Tarim Pellgut, trupat e mumifikuar të burrave dhe grave.

Trupat ishin varrosur me kokë poshtë; në vend të varreve, në tokë ishin ngulur me qindra kolona guri rreth katër metra të lartë

Kjo ishte një varrezë spektakolare, e cila ishte ngritur rreth 4000 vjet më herët.

Kurioziteti u shtua pasi mumjet u analizuan, dhe u konfirmua se karakteristika se kishin karakteristika të njeriut kaukazian, flokë ngjyrë kafe, hundë të madhe dhe mollëzate larta, pavarësisht se ishin zbuluar në Kinë.

Këto mumje ishin të gjata, një metër e tetëdhjetë deri dy metra, me flokë të verdhë dhe flokë të kuqe, dhe ato ishin ruajtu falë thatësirës në pellgun e Tarim. Thuhet se e kishin prejardhjen nga keltët dhe vikingët, por ka dhe dyshime se mos i përkasin një kulture të panjohur deri tani.

Gjenetistët Veller Spencer dhe Felix Jin të Projektit të Gjenomit, e përqëndruan vëmendjen e tyre në vitin 2007, tek një rast mjeko-ligjor i disa mijëvjeçarëve më parë, një qytetërim që nuk kishte shkruar tekste apo ndërtime arkitekturore që të ndihmonin të zbulohej misteri, me përjashtim të disa vegla të panjohura dhe … ADN-së së tyre.

Qeveria kineze i lejoi kërkuesit që të analizonin një duzinë mumjesh, disa prej tyre shumë të nohura pas vendosjes së nofkave: Njeriu cherchen, bukuria e Loulan dhe shamani i Xinjiang.

Ka pasur disa të dhëna: pëlhura leshi, piktura dekorative; funde, pantallona, kapele, çizme dhe rripa, gjë e cila bën të mendosh se këta individë kishin ardhur nga Europa Perëndimore.

Origjina dhe identiteti i mumjeve mbetet një mister, por ato kanë lënë gjurmë. Kështu, një nga mumjet, e njohur si bukuria e Loulanës, iu nënshtrua një testi të ADN-së dhe rezultati ka konfirmuar që ajo ka ardhur nga Azia Qendrore, apo Azia Jugore./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button