Kinema & TV

Episodi 6 i “Game Thrones” konfirmoi profecinë, në mënyrën më të frikshme të mundshme

Ka shumë profeci që flasin për botën e Game of Thrones, dhe episodi i fundit duket se është i mbushur me pritshmëritë e njerëzve, rreth një profecie të madhe që po afrohet.

Në sezonin e dytë, Daenerys pati një vizion të vëllait të saj Rhaegar në Shtëpinë e të Pavdekshmëve, ku asaj iu tha se “dragoi ka tre krerë”, gjë që bëri shumëkënd të spekulojë se do të ketë një kalorës për secilin prej dragonnjve të saj, Drogon, Rhaegal dhe Viserion. Shumë kush tha se kjo nënkuptonte që, nëse Daenerys do të fitojë Fronin e Hekurt, tre kalorës Targaryen duhet të identifikohen ashtu si ka ndodhur me paraardhësit e saj Aegon dhe dy motrat e tij Targaryen, dy breza më parë.

Përderisa Daenerys do të jetë një nga kalorëset e dragoit, fansat kanë teorizuar se Jon Snow do të jetë një tjetër (në sajë të trashëgimisë së tij tashmë të konfirmuar si Targaryen) me vendin e fundit që do të shkojë tek Tyrion, trashëgiminë e të cilit po ashtu po e vënë në dyshim.

Episodi i fundit i Game of Thrones me titull “Përtej Murit” mund të ketë konfirmuar profecinë – megjithatë duket se nuk do të jetë për qëllimin e sigurimit të Fronit të Hekurt. Sepse kalorësi i tretë i dragoit duket të jetë dikush krejt tjetër: Mbreti i Natës.

Në këtë episod, lideri i Të Bardhëve që Ecin rrëzoi një nga dragonjtë, Viserionin, dhe në momentet e fundit, e ringjalli krijesë, duke e bërë pjesë të ushtrisë së të vdekurve.

Teoria shkon edhe më tej, teksa fansat thonë se Mbreti i Natës ka qenë fillimisht një Stark, gjë që të shpie më tej në teorinë që, falë udhëtimit në kohë, Bran Stark mund të jetë Mbreti i Natës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button