Bota

Erdogan: Bashkë me Iranin dhe Irakun, sanksione kurdëve

Turqia, Irani dhe Iraku do të miratojnë një strategji të përbashkët për të vënë sanksione qeverisë së rajonit autonom të Kurdistanit të Irakut, për referendumin mbi pavarësinë, miratuar me një plebishit muajin e kaluar.

Deklaratën e ka bërë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të nesërmen e takimit të Teheranit me homologun e tij iranian Hassan Rohani, kreu i Ankarasë ka hedhur sërish hipotezën e një embargoje mbi eksportet e naftës – jetësore për ekonominë e Erbilit – si dhe mbylljen totale të hapësirës ajrore, bashkë me bllokimin e kalimeve kufitare.

“Nuk do të lejojmë që siguria e rajonit tonë dhe e vendit tonë, të vihet në rrezik vetëm sepse dikush dëshiron të arrijë ëndrrën e vet të fëmijërisë”, shtoi Erdogan, duke iu referuar udhëheqësit kurdo-irakian Massud Barzani. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button