Analiza

Erdogan: Perëndimi, islamofob. Çfarë donte një terrorist si Netanyahu në marshimin e Parisit?

Screen Shot 2015-01-13 at 11.10.03 AMPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi.
“Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”, ka thënë ai në Ankara, në një konferencë për media me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
“Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave.
Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan, raporton REL.
Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në marshimin i Parisit, më 11 janar.
“Unë pyes se çfarë donte ky person atje, i cili kryen terrorizëm shtetëror, duke masakruar 2,500 njerëz në Gaza”, ka thënë Erdogan.
Ai po ashtu ka thënë se sulmet në Francë, që kanë vrarë 17 persona, kanë qenë dështim i forcave franceze të sigurisë, sepse të dyshuarit kanë shërbyer së fundi dënime me burg.

Leave a Reply

Back to top button