Bota

Erdogan: Si e martova kryetarin grek të partisë time, me një vajzë turke. Fjala luftë tremb grekët, por…

Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, ndërkohë që zhvillon një vizitë historike në Athinë, e para e një presidenti turk që prej 65 vjetësh.

Ai ka thënë se kërkon paqe me Greqinë, dhe për këtë ka sjellë edhe një shembull personal.

“Fjala luftë nuk duhet kurrë, kurrë të përdoret mes nesh.

Ne kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta që mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

Kur përdorim fjalën luftë trembim popullin turk dhe atë grek.

Por duhet të dijmë se ata jetojnë me njëri-tjetrin.

Po ju them një rast: siç e dini ka shumë qytetarë me kombësi greke që jetojnë në ishujt tanë.

Njëri prej tyre është edhe kryetar i partisë sime(AKP) për zonën.

Ai ishte dashuruar me një vajzë turke.

Babai i vajzës nuk donte që të bëhej martesa mes tyre, pra mes dy  të dashuruarve me kombësi të ndryshme.

Nëna donte, por babai jo.

Kam shkuar personalisht të bind babain e vajzës dhe martesa ndodhi.

Çifti bën jetë shumë normale dhe ne kemi sot një familje të shëndoshë.

Ja një shembull, por të tillë ka plot.

Në Greqi, në zonën e Trakës jetojnë mbi 200 mijë turq, më shumë sesa grekë jetojnë në Turqi.

Ata janë një urë lidhjeje e marrëdhënieve tona”, tha Erdogan.

Erdogan më pas tregoi disa detaje të panjohura të ditëve të verës së grushtit të shtetit në 2016-n.

Gazetari grek e pyet se është shkruar se “ju donit të uleshit në tokën greke nga Marmaris” dhe Erdogan i përgjigjet si më poshtë:

“Eh, i mbaj mend me sekonda ato ngjarje.

Pronari i hotelit, i shqetësuar për sigurinë time më tha që duhet të shpëtoja gjithsesi, pasi Turqia duhet ta ruante presidentin e saj.

E unë i thashë se nëse më duhet të vdes, këtë do ta bëj në tokën time, në atdheun tim.

Piloti nuk e dinte nëse do të ulesha në Stamboll apo Ankara.

U endëm për 16 orë në ajër dhe më pas vendosëm Stambollin dhe dolën njerëzit në rrugë dhe i mposhtën puçistët.

Ja kjo është e vërteta.

Njerëzit janë gjallë, mjafton t’i pyesni.

Nuk do të largohesha me çdo çmim nga Turqia ime.

Meqë jemi në këtë temë. kur ushtarakët turq që drejtuan puçin erdhën në Greqi, e mora në telefon mikun tim Alexix Tsipras.

I thashë që duhet të na i sillni menjëherë në Turqi.

Më tha që do të merrem vetë me çështjen.

Më pas nuk mori më dhe ata ende edhe sot janë në Greqi…”, tha Erdogan. / (TemA)

Leave a Reply

Back to top button