Bota

Erdogani tani sulmon Italinë: “Mendoni për mafian, jo për mua dhe djalin tim”

Screen Shot 2016-08-02 at 19.24.21Akuza është e njëjtë me ato që, prej ditësh, nga Ankaraja i drejtohen PErëndimit: që kanë harruar Turqinë, e cila madje ka pësuar një grusht shteti, se janë në anën e atyre që donin të përmbysnin qeverinë, për të vënë çdo gjë në duart e një junte ushtarake.

Në një intervistë për Rai, presidenti turk, Erdogan është rikthyer për të thënë se Perëndimi duhet të zgjedhë në cilën anë qëndron, sepse “pas disa deklaratave”, duket që është në “anën e organizatorëve të grushtit të shtetit”.

Në Turqi përsërisin gjithmonë të njëjtën gjë: jashtë vendit duhet të ketë solidaritet me ata të cilët kanë mundur ushtrinë dhe jo të mendojnë për spastrimet, edhe pse në më shumë se dy javë, kanë çuar në gati 20 mijë arrestime, si dhe në një numër edhe më të madh pezullimesh nga puna dhe hetimesh.

“Mogherini nuk duhet të flasë nga jashtë – thotë Erdogani – duhet të vijë në Turqi për të parë se për çfarë flet. Kur në Paris vdiqën 5-6 persona, Mogherini e vizitoi menjëherë. Në Turqi vazhdon një grusht shteti kundër demokracisë dhe askush nuk ka ardhur të vizitojë”.

Dhe një përgjigje e qartë erdhi nmenjëherë nga Brukseli, ku zëdhënësja e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme ka bërë të qartë se Mogherini në dy vjet ka qenë në Turqi dy herë dhe ajo shtoi se Mogherini e dënoi menjëherë atë që po ndodhte.

“Entitet kriminal që e quan veten fetar”, kështu e përshkruan Erdogani rrjetin e Fethullah Gylenit, predikuesin i cili dikur ishte aleati i tij dhe tani, ai dhe shumica e turqve e akuzojnë për përpjekje për grusht shteti. Mbi ata, dhe mbi këdo që ka lidhje reale apo të supozuara me ta, janë duke u përqëndruar spastrimet që nisën në 16 korrik.

Presidenti turk flet edhe për dënimin me vdekje dhe rithekson një pikë që tashmë e kishte shprehur. Në qoftë se Turqia do të dojë ta rifusë për organizatorët e grushtit, ai nuk do të kundërshtojë vullnetin e shumicës. Edhe pse kjo do të kushtojë negociatat tashmë tejet të vështira me Bashkimin Evropian, i cili kërkon që anëtarët e vet të shfuqizojnë dënimin me vdekje. “Ekziston në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Bahrein, Indonezi, Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt … – rendit ai. Vetëm vendet e Bashkimit Evropian e kanë hequr”.

Në intervistën për Rai ka patur hapësirë edhe për një cështje tërësisht italiane, hetimin për Bilalin, djalin e madh të Erdoganit, i cili ka një dosje të hapur për riciklim në Bolonjë, ku studion në John Hopkins University. “Kjo gjë mund të vërë në vështirësi marrëdhëniet tona me Italinë – komenton ai. E cila duhet të merret me mafian, jo me tim bir”. /Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button