Nëna ime gatuante përherë ushqime të mira e të shijshme, mirëpo një ditë ajo vendosi të gatuante një kek dhe pas disa orësh, shoh që e kishte vendosur kekun të djegur në tavolinë. Prita pak për të parë reagimin që do të bënte babi, por ai filloi ta hante pjesën e tij me qetësi, duke më pyetur se si kishte shkuar dita ime. Në atë moment, mami i kërkoi ndjesë babit për darkën. E kishte harruar kekun në furrë për 5 minuta dhe ai ishte djegur paksa. Ama nuk do e harroj asnjëherë përgjigjen e tij: “E dashur, qetësohu, më pëlqeu keku që ke përgatitur”.
Pasi mami u largua nga tavolina, e pyeta babin nëse kishte thënë të vërtetën pak më parë. Ai hodhi krahun e tij të djathtë mbi shpatullën time dhe më tha: “Mami yt ka kaluar një ditë tepër të vështirë nëpunë. E di që është lodhur, ndaj një kek i djegur nuk do më bëjë aq dëm, sa do e lëndonte atë një fjalë e pamenduar mirë nga ana ime”.
Të gjithë bëjmë gabime, por nuk duhet të përqëndrohemi aq shumë tek gabimet tona, sa tek mbështetja e atyre që duam dhe na duan. Ky është sekreti i marrëdhënieve të gjata dhe të lumtura. Do të ishte e lehtë nërastin më sipër që bashkëshorti t’i tregonte të vërtetën bashkëshortes së tij, ama mendoni pak për pasojat e fjalëve që ai do të thoshte. Ato do ta lëndonin shumë bashkëshorten e tij, e cila padyshim do të ndihej e padobishme, edhe pse punonte, lodhej, i siguronte vetë të ardhurat dhe mundohej të bënte më të mirën e saj për gatimin në shtëpi.
Është e lehtë të nxjerrim fjalë të këqija nga goja jonë, ama duhet të mendohemi gjithmonë për pasojat e tyre. Përpara se themi diçka, duhet të mendojmë se si do të ndiheshim ne, nëse dikush do të na i thoshte fjalë të tilla. Vetëm atëherë mund ta kuptojmë rëndësinë e fjalëve që duam të nxjerrim nga goja jonë.